Të dashur miq, mbështetës dhe aleatë,
Në këtë kohë të çuditshme dëshirojmë të ndajmë me ju gëzimin e 28-vjetorit tonë, shumë viteve të plotësuara me punë dhe aktivitete në rrethana të ndryshme, vite të dedikuara për të ndihmuar fëmijët e vuajtur, vite me pikëllime, por edhe një kënaqësi që mundemi të ofrojmë përkrahje.
Pas nesh janë vite e vite pune. Të mëdha ose të vogla, krizat janë një pjesë integrale e historisë sonë, ndërsa për atë që vuan ose ka nevojë për ndihmë, nuk ekziston krizë e madhe ose e vogël.
1992-1996
Të përkushtuar në përkrahjen e fëmijëve të prekur nga lufta në ish-Jugosllavi / fëmijët refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina të strehuar në Maqedoni
Filluam me krizën e Bosnjës dhe nevojën për t'u kujdesur për një numër të madh të fëmijëve refugjatë. Organizuam fluturim nga Sarajeva dhe bëmë thirrje publike për kujdesin e fëmijëve në Maqedoni. Jemi akoma në kontakt me shumë nga ata fëmijë (tani të rritur), disa vullnetarë tonë, disa larg fizikisht, por të gjithë afër në zemër, ata vazhdojnë të ndjekin punën tonë.