Edhe 4 shkolla tjera te Shkupit u perfshine ne projektin per shfrytezim te sigurt te internetit nga ana e femijeve Me edukimet per shfrytezim te sigurt te internetit u perfshine gjithsej 8 shkolla nga Shkupi, prej te cilave ne 2 shkolla ku mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe, ndersa shkollat tjera jane ne gjuhen maqedonase. Prej te gjithave, ne tre prej tyre edukimin e realizuan perfaqesuesit e trajnuar te organizates “Hapni dritaret”, ne dy prej tyre perfaqesues nga “Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, kurse ne tre shkollat tjera pergjegjesine e kishte Ambasada e pare e femijeve ne bote – “Megjashi”.
Forumi rinor arsimor (MOF) i realizoi edukimet ne shkollen fillore “Johan Hajnrih” dhe ne shkollen e mesme “Orce Nikollov”. Ne te dy shkollat edukimi u krye ne gjuhen maqedonase.
Nina Mellovska e kreu punen e saj ne Sh.f. “J.H. Pestalloci” ku moren pjese 71 nxenes te klasave te pesta dhe gjashta dhe 21 arsimtare, kurse edukimi per prinder nuk u mbajt per shkak te interesimit jo te mjaftueshem nga ana e tyre per organizimin e ketij lloji takimi.
Secili takim edukativ ishte ne kohezgjatje prej 45 minutave. Ne edukimet per femije u prezantua materiali edukativ dhe u mbajten ushtrime per cet komunikim ku moren pjese vete nxenesit. Femijet treguan interesim te madh per kete teme, gjithashtu edhe arsimtaret treguan interesim e parashtronin shume pyetje plotesuese. Edukimi per prinder duhet te mbahet ne fillim te vitit te ri shkollor. Shkolla e mesme “Orce Nikollov” gjithashtu u perfshi ne edukimin per shfrytezim te sigurt te internetit. Ketu edukimet i realizoi Sanja Stojanovska, ne gjuhen maqedonase.
U mbajten dy takime edukative per nxenesit e 4 klasave. U perfshine 66 nxenes. Ne edukimin per arsimtaret moren pjese 34 vete, ndersa ne takimin per prinderit moren pjese vetem 7 prinder. Sipas iniciatives se njerit prej profesoreve te kolegjit amerikan, u mbajt nga ana e edukatorit nje prezantim i ngjashem ne kete teme, i zgjeruar, e me informata plotesuese. Kete edukim e ndoqen 10-15 studente te vitit te pare.
Secila prej grupeve te nxenesve nga te dy shkollat morri materialin edukativ, ndersa te gjithe pjesemarresit e kaluan procesin e plotesimit te pyetesoreve per shprehite e tyre ne internet si dhe per njohurite e pergjithshme te tyre per internetin dhe rreziqet e mundshme nga perdorimi ne menyre jo te rregullt te tij.
Ne dy shkollat tjera te Shkupit: ne shkollen e mesme te medicines “Pance Karagjozov” dhe ne shkollen fillore “Llazo Angjelovski” organizimin e beri Megjashi, e cila ishte pergjegjese edhe per realizimin e edukimeve ne Sh.f. “26 Korriku”.
Edukimet per nxenesit e shkolles “Llazo Angellovski” i zbatoi Aleksandra Zikova me asistencen e Tanja Janevskes – koordinatore e Megjashit dhe Gjurgjica Petrushevska, vullnetare ne po te njejten organizate. Ne tre edukimet per nxenesit, moren pjese 83 femije. Per shkak se te gjitha edukimet ishin caktuar per fundin e vitit shkollor, nuk kishte mjaftueshem kohe per realizimin e takimit me prinderit, i cili per kete arsye u mbajt me vone ne zyrat e Megjashit. Erdhen 12 prinder, femijet e te cileve i kishin marre pjese ne punetorite per femije te cilat i organizoi Megjashi.
Ne edukimin per prinder i cili u mbajt me vone per arsimtaret e shkolles “Llazo Angellovski” moren pjese 6 vete. Edhe perkunder numrit te vogel te pjesemarresve ne kete takim te organizuar, arsimtaret e pranishem u shprehen pozitivisht per projektin e realizuar. Prinderit, vecanerisht ato te cilet kane internet ne shtepi, te cilin e shfrytezojne edhe femijet e tyre, gjithashtu treguan interesim te madh per te mesuar me teper, prandaj atyre u dha material edukativ dhe gjithsesi u orientuan ne ueb-faqen e projektit.
Pershtypja e pergjithshme eshte se edukimi ishte interesant per nxenesit, me perjashtime te vogla, e sidomos pasi qe edhe vete kishin mundesi te flasin per aktivitetin e tyre ne internet, per pervojat e tyre me shfrytezimin e serviseve per instant porosi, per krijimin e profileve ne disa ueb-faqe per rrjetezim social, etj. Me iniciativen e shkolles fillore “Gjorce Petrov”, u mbajt nje edukim shtese me kete teme ne nje klase, e pastaj u shpernda materiali edukativ. Edukimin ne shkolle per 26 nxenes e mbajti Gordana Pirkovska-Zmijanac nga Megjashi. Prej shkollave shqipe, pervec ne “26 Korriku”, me ndihmen e prezantimeve edukative, me permbajtjen e projektit u njoftuan edhe nxenesit, prinderit e tyre dhe mesimdhenesit e shkolles se mesme te medicines “D-r Pance Karagjozov”. U realizuan tre edukime per nxenesit ne te cilat moren pjese 115 prej tyre. Takimi per prinderit u realizua per 30 prinder, ndersa ne takimin per mesimdhenesit moren pjese 19 profesore. Te gjitha pese edukimet i realizoi Arben Ibrahimi.
http://crisp.org.mk/content/blogcategory/1/41/lang,sq/ |