Përfaqësues dhe përfaqësuese nga Ministria e arsimit dhe shkencës, Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Inspektorati shtetëror për arsim morën pjesë në Trajnimin e avancuar për ndërtimin e paqës dhe arsim paqësor
Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi – Programi për arsim paqësor, nga 11 deri në 13.04.2019 në hotel Mirazh, Strugë mbajti trajnimin e tretë për përfaqësues/e nga Ministria e arsimit dhe shkencës, Byroja për zhvillim të arsimit dhe Inspektorati shtetëror për arsim, në temën Ndërtimi i paqes dhe arsimi paqësor. Një nga qëllimet e trajnimeve është që pjesëmarrësit/et të njihen më tellësisht me aktivitetet dhe metodologjinë me të cilën punojmë që të mundemi së bashku ta arrijmë qëllimin afatgjatë të projektit, arsimi paqësor të bëhet pjesë përbërëse e sistemit edukativo-arsimor. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me institucionet është i domosdoshëm.