Raport gjysmë vjetor për punën e linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj – 2021
+389 (0)70 390 632
+389 (0)2 2465 316
sos@childrensembassy.org.mk
https://www.facebook.com/megjashi/
http://www.childrensembassy.org.mk/
Puna e telefonit SOS bazohet fuqishëm në parimet e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve që i theksojnë të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe mbrojtje nga cenimi. Qëllimi i telefonit SOS për fëmijë dhe të rinj është që t’u sigurojë mbështetje fëmijëve që kanë nevojë, të sigurojë forum për ndarje të informatave dhe mbështetje, mbështetje gjatë përfaqësimit dhe lobimit, provim të të drejtave të fëmijëve dhe promovim të linjës SOS si media për mbështetje të fëmijëve.
Megjashi është anëtare e rrjetit global të linjave SOS Child Helpline International (CHI), dhe në punën e saj e shfrytëzon metodologjinë e evidencës së rrjetit. Megjashi merr pjesë në anketat vjetore që i realizon CHI ndërmjet anëtarëve të tyre mbi bazën e të cilave përgatit raport që mund shërbejë si mjet për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve para qeverive, si dhe ta avancojë punën e linjave, anëtare të rrjetit.
rezyme të raportimeve
Gjatë gjysmëvitit të parë të vitit 2021, në linjën SOS për fëmijë dhe të rinj janë zgjidhur gjithsej 151 raste (raportime). Me këto raste janë realizuar kontakte plotësuese, me qëllim për të qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe në rrjedhë me ngjarjet në zgjidhjen e problemit.
Gjithsej 223 fëmijë dhe të rinj janë përfshirë me raportimet, e prej tyre 99 janë meshkuj, 100 fëmijë femra, e për 24 fëmijë nuk njihet gjinia. Krahasuar me gjysmëvitin e parë të vitit 2019 (50 raportime) dhe 2020 (115), numri i raportimeve është rritur për tri herë në krahasim me vitin 2019, përkatësisht për një të tretën në krahasim me vitin 2020.
Numri i raportimeve/lëndëve (rasteve)
|
Numri i fëmijëve të përfshirë në raportimet/lëndët
|
Numri i kontakteve kthyese të realizuara me raportimet
|
151
|
223
|
226
|
Edhe këtë vit numri (fiks) administrativ i Ambasadës për fëmijë Megjashi ishte kanali komunikues i shfrytëzuar më së shumti, më saktësisht janë pranuar 133 raportime përmes këtij numri.
Numri më i madh i fëmijëve ose 197 jetojnë në mjedis urban, ndërsa 20 fëmijë jetojnë në mjedise rurale, 6 është e panjohur. Numri i raportuesve nga mjediset rurale, si në vitet paraprake, mbetet shumë i vogël në lidhje me numrin e raportuesve nga mjediset urbane. Një prej shkaqeve për këtë mund të jetë edhe mosinformimi i njerëzve që jetojnë në mjedise rurale në lidhje me të drejtat e fëmijëve, mënyrën dhe procedurën për mbrojtjen e tyre, si dhe promovimi i pamjaftueshëm i linjës SOS në këto mjedise. Sigurisht, në mesin e shkaqeve është edhe fakti që shumica dërmuese e popullatës jeton në mjedis urban.
Për 223 fëmijë ekziston shkelje e mundshme e një ose më shumë të drejtave të fëmijëve. Shkeljet më të shpeshta i referohen kategorisë së marrëdhënieve familjare (shkelja e të drejtës së fëmijës për t’u takuar me njërin prind gjatë procedurave të divorcit dhe mosrespektimi i vendimeve të qendrave për punë sociale), e pastaj menjëherë janë raportimet për shkelje të të drejtave të fëmijës gjatë dhunës (dhunë bashkëmoshatarësh (buling), dhunë fizike, dhunë mendore/emocionale, neglizhencë (moskujdes), dhunë seksuale). Në vendin e tretë për nga shpeshtia është shkelja e të drejtës së qasjes në institucione, shërbimet sociale, shëndetësore dhe shërbime të tjera, pastaj problemet lidhur me shëndetin mendor, shkollën dhe shëndetin fizik. Në shumicën e raporteve, problemi i raportuar është kompleks dhe mund të regjistrohet në disa kategori, kështu që numri i fëmijëve të prekur sipas kategorisë së problemit është më i madh se numri i fëmijëve të përfshirë të cilëve u referohen raportimet, sepse një fëmijë numërohet më shumë se një, përkatësisht nga numri i kategorive në të cilat është regjistruar problemi.
Shkeljet e para më të shpeshta të të drejtave të fëmijës sipas kategorisë së problemit të cilit i referohet raportimi
Përsëritja e shkeljes së të drejtës për t’u takuar me të dy prindërit në vazhdimësi në disa vite të fundit dhe vijimi i kulmit të problemeve për shkak të të cilave paraqiten në telefonin SOS është një nga arsyet pse Ambasada e Fëmijëve Megjashi së bashku me Avokatin e Popullit i dha edhe dy mbështetje Nismës për prindërim të përbashkët edhe pas divorcit dhe aktivitetet e tyre. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sindromën e fëmijës së tjetërsuar që paraqitet te fëmijët e prindërve të divorcuar, sepse ka pasoja të rënda në zhvillimin e këtyre fëmijëve dhe personalitetit të tyre. Lidhur ngushtë me këtë problem është edhe problemi i rrëmbimit të fëmijës nga njëri prej prindërve të divorcuar, një problem që për herë të parë pas një kohe të gjatë u raportua disa herë në telefonin SOS në gjysmëvitin e parë të vitit 2021. Ambasada e fëmijëve Megjashi ka lobuar dhe është angazhuar gjatë kohë për zbatimin e Konventës së Hagës për aspektet juridike të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve, të cilën Maqedonia e nënshkroi në vitin 1991. Pra, në rastet e rrëmbimit të fëmijëve nga njëri prind, autoritetet janë të detyruara të veprojnë në përputhje me Konventën dhe kështu të kontribuojnë për respektimin e interesit më të mirë të fëmijës.
AKTIVITETE TË NDËRMARRA
Aktivitetet e ndërmarra në lidhje me gjetjen e zgjidhjes së problemeve të theksuara në raportimet, në shumicën e rasteve jepen: rekomandime, udhëzime tek autoritetet për zbatimin e ligjit, udhëzime në institucione tjera në vend ose jashtë vendit, udhëzime tek këshilltarët e shkollës dhe me ndërhyrje të drejtpërdrejta.
Gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve për zgjidhjen e problemeve u realizuan kontakte dhe bashkëpunim me organizata, shërbime dhe institucione tjera dhe në pjesën më të madhe bashkëpunimi ishte i suksesshëm dhe u gjet zgjidhje. Gjatë veprimit dhe ofrimit të mbështetjes, ekipi i telefonit SOS bashkëpunonte shpesh me qendrat për punë sociale, veçanërisht me Ekipin intervenues të Qendrës në Shkup, si dhe qendrat nga qytete tjera, Sektorin e punëve të brendshme, shkollat, Shoqatën e juristëve të rinj, Koalicionin për gjykim të drejtë, Qendrën e parë familjare si dhe faktorët dhe organizatat tjera për t’u ofruar mbështetje më të mirë dhe më efektive raportuesve.
KONSTATIME PËRFUNDIMTARE
Kur bëhet fjalë për udhëheqjen organizative të rasteve, qëllimi ynë kryesor është interesi më i mirë i fëmijës, përkatësisht veprimet duhet të jenë me rëndësi jetike në marrjen e vendimeve dhe zbatimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me secilin fëmijë veçmas, por edhe për një grup specifik të fëmijëve. Parimi i interesit më të mirë të fëmijës është një parim i përgjithshëm që në kuptimin e gjerë të fjalës shpie në realizmin e mirëqenies së fëmijës. Ekipi SOS përbëhet nga profile të ndryshme njerëzish: psikologë, avokatë, kriminolog, pedagog, punonjës social dhe së fundmi vullnetar - edukator special. Kjo larmi e ekipit na jep mundësi të shqyrtohet secili rast veç e veç nga disa aspekte dhe të gjendet zgjidhja më e mirë për zgjidhjen e tij.
Me përvojën tonë shumëvjeçare në bashkëpunim me qendrat për punë sociale kishim mundësi të konstatojmë se numri shumë i madh i rasteve dhe numri i pamjaftueshëm i resurseve njerëzore që duhet të përfshihen në udhëheqjen aktive dhe në ndjekjen e njërit rast është problemi kryesor për veprim dhe mbrojtje jo në kohë të fëmijëve. Problem shtesë paraqet edhe mungesa e trajnimeve adekuate të të punësuarve në veprimin me fëmijë si dhe cilat janë masat që i ka qendra në kompetencë të saj. Ne gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim, për udhëzime dhe mbështetje, me ç’rast mund të ndihmojmë edhe ta përmirësojmë situatën.
Raportin e plotë mund ta shkarkoni nga ueb faqja e Ambasadës së parë të fëmijëve Megjashi.
HULUMTIM ONLINE PËR SHPREHITË DHE MËNYRAT E KOMUNIKIMIT TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE GJATË KËRKIMIT TË KËSHILLËS
Në drejtim të avancimit të vazhdueshëm të punës së linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj dhe në drejtim të afrimit më të madh këtij grupi të synuar, Ambasada e fëmijëve Megjashi kohë pas kohe anketon të rinjtë në lidhje me punën e tyre. Gjatë prillit dhe majit 2021, u bë një hulumtim në online i fëmijëve dhe të rinjve të moshë 11 deri 18 vjet mbi shprehitë dhe mënyrat e preferuara të komunikimit gjatë kërkimit të këshillave, fusha që kanë nevojë për këshilla dhe mbështetje, si dhe tema të interesit të tyre .
Në pyetësor u përgjigjën 431 nxënës, nga të cilët 114 shqiptarë dhe 317 maqedonas (femra 247, meshkuj 177), 287 prindër, nga të cilët 214 janë femra dhe 69 meshkuj, 195 maqedonas dhe 92 shqiptarë dhe 113 mësues, nga të cilët 45 shqiptarë dhe 68 maqedonas. Shumica e tyre janë femra (91).
Nxënës
Më shumë se gjysma e nxënësve janë të informuar për ekzistimin e linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj, dhe pothuajse askush nuk njeh asnjërin prej tyre që janë paraqitur në telefon. Dhe gatishmëria e nxënësve për t’u paraqitur në telefonin e njëjtë është me të vërtetë e vogël sepse ata mendojnë se nuk kanë nevojë, dhe ata nuk ndihen këndshëm kur flasin me një të huaj.
Mësimi online është problemi më i shpeshtë për nxënësit momentalisht, por nuk janë të panjohur për ta as problemet me gjumin, ndjenjën e pikëllimit dhe shqetësimit.
Nëse nxënësit kanë nevojë për të kërkuar ndihmë për ndonjë problem dhe të telefonojnë në në linjën SOS për fëmijë dhe të rinj, do të jetë më e lehtë për ta të shkruajnë një mesazh në FB dhe Instagram, si dhe SMS.
Që të lajmërohen në linjën SOS, nxënësit duhet të dinë këtë: të dinë që është e sigurt, të dinë se do të flasin me ekspertë, të mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe të dinë se telefonojnë dikë që mundet vërtet t'u ndihmojë .
Prindërit
Shumica e prindërve të anketuar dinë për ekzistimin e linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj dhe ata e dinë që fëmija i tyre nuk është lajmëruar në atë linjë, njëjtë siç nuk janë lajmëruar as vetë ato. Pothuajse dy të tretat do ta inkurajonin fëmijën e tyre të telefononte në linjën telefonike SOS po të kishte nevojë, por ka ende një përqindje e konsiderueshme e prindërve që kanë thënë se nuk do ta inkurajonin fëmijën. Si pengesë më e shpeshtë të cilën prindërit mendojnë se fëmijët/të rinjtë mund ta kenë për të kërkuar ndihmë dhe për të përdorur një linjë të tillë SOS për fëmijët dhe të rinj, cekin frikën (nga pasojat e mundshme) dhe turpin (nga rrethi, nga shokët), mosinformimin dhe mosdija për ekzistimin e një linjë të tillë, mungesa e sigurisë në vete dhe mungesa e guximit, mentaliteti dhe paragjykimet, si dhe presionet nga rrethi dhe mosbesimin që e kanë ndaj të rriturve në përgjithësi.
Mësuesit
Shumica e mësuesve nga shkollat maqedonase e dinë se ekziston linja telefonike SOS; mësuesit nga shkollat shqipe pothuajse janë të ndarë për sa i përket informimit të tyre për ekzistimin e linjës. Vetëm një mësues njeh një nxënës që është paraqitur në linjën SOS, dhe më shumë se ¾ e mësuesve janë të gatshëm t’i udhëzojnë nxënësit të paraqiten në linjën SOS. Si arsye më të shpeshta të cilat i cekin mësuesit pse nxënësit nuk paraqiten në linjën SOS janë: mosinformimi, frika, turpi, mosbesimi, paragjykimet, mungesa e guximit. Askush nga mësuesit nuk ka kërkuar ndihmë nga linja telefonike SOS në rast kur kanë vërejtur problem te ndonjë prej nxënësve. Por, megjithatë shumica e tyre (60%) shprehën gatishmëri për t’u lajmëruar nëse vërejnë problem që nuk janë në gjendje ta zgjidhin.
Rekomandime nga mësuesit për linjën telefonike SOS:
Numri i linjës telefonike SOS të jetë publikisht i disponueshëm në të gjitha rrejtët sociale dhe në vende të dukshme në qytetet, shkollat, kafenetë etj. Mund të krijohet edhe aplikacion për celular, për disponueshmëri më të madhe dhe më të shpejtë.”
„Mendoj se do të ishte mirë të ketë më shpesh pyetësorë për mësues, nxënës, prindër për tema të caktuara.“
„Konsideroj se linja telefonike SOS është ide e mirë dhe do të kishte funksionuar mirë në të ardhmen për mbështetjen e të rinjve.“
„Hapni sa më shpejt që mundet veb faqe për informatat SOS që t’u ndihmoni fëmijëve sa më shpejt që mundet.“
Ky hulumtim është pjesë e projektit “T’i marrim të drejtat në duart tona”, në partneritet me Save the Children Kosovo i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Suedisë.
Hulumtimi u realizua nga prof.dr. Eleonora Serafimovska dhe prof.dr. Marijana Markoviq, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, IHSPJ, Laboratoria psikologjike
RAPORT GJYSMËVJETOR PËR PUNËN E LINJËS SOS PËR FËMIJË DHE TË RINJ TË AMBASADËS SË FËMIJËVE MEGJASHI (janar - qershor 2021)