Shtëpi » Të drejtat e fëmijëve » Perceptimi i femijeve per te drejtat e tyre, diskriminimi dhe dhuna mbi femijet

PERCEPTIMI I FEMIJEVE PER TE DREJTAT E TYRE, DISKRIMINIMI DHE DHUNA MBI FEMIJET (raport nga hulumtimi ne teren) 
Ambasada e Pare ne bote - Megjashi nga data 1 Qershor e deri ne daten 8 Qershor te vitit 2009 beri nje hulumtim tek nxenesit prej klases se peste deri ne klasen e tete ne 41 shkolla fillore ne 7 qytete te Maqedonise (Kumanove, Shkup, Tetove, Kavadar, Kercove, Prilep dhe Strumice) dhe nxenes prej vitit te pare deri ne vitin e trete ne 24 shkolla te mesme ne 16 Komuna - 6 qytete (Kumanove, Shkup, Tetove, Kavadar, Prilep dhe Strumice).

Hulumtimin ne teren e bene nje grup prej 70 femijesh dhe te rinj, anetare te shtate organizatave qytetare: Antiko - Kercove, Nena - Kumanove, Keshilli per preventive nga delikuenca per te mitur - Kavadar, Porta - Strumice, Loja - Tetove, Qendra per Inicijativa Qytetare - Prilep dhe Ambasada per femije Megjashi - Shkup.

BRIMA Shkup, anetare asociuese e GALLUP International,  i perpunoi te dhenat duke perdorur metoda specifike per perpunim statistik te te dhenave.

Anketimi eshte bere mbi 2234 nxenes, femije prej moshes 10 - 18 vjecare me ndihmen e nje pyetesori anketues. Femijet i pregaditen pyetjet te cilat konsideronin se duhet qe te jene te parashtruara, ndersa me vone te njejtat ishin te perpunuara nga ana e personave profesioniste. Shembulli i marre nga 2234 te anketuar ne menyre reprezentative e pasqyron popullaten rinore ne Maqedoni ne baze te disa kategorive demografike. Sipas perkatesise etnike te te anketuarve 1282 (57.4%) jane Maqedonas, 659 (29.5%) jane Shqiptare, 74 (3.3%) jane Rome, 44 (2%) jane Serbe 33 (1.5%) jane Boshnjak 31 (1.4%) jane Turq 4 (0.2%) jane Vllehe dhe te tjere jane 19 (0.9%). Nje pjese e te anketuarve perkatesisht 88 (3.9%) kane refuzuar qe te pergjigjen ne pyetjen mbi perkatesine e tyre etnike.
             
Hulumtimi eshte bere sipas shembujve te rastit neper shkolla, i perbere nga shkollat e mesme dhe fillore ne 7 komunat konkrete. Kjo  paraqet perceptimin e femijeve per te drejtat e tyre, per dhunen dhe diskriminimin, i shfaq ato perceptime ne forma te ndryshme dhe nivele te pranishmerise se tyre, si perjetime personale ose si ndodhi te njohura per ta. Sipas perfaqesimit gjinor te te anketuarve, meshkuj jane 1034 (46.3%), ndersa 1078 (48.3%) jane femra, ndersa 122 (5.5%) e te anketuarve kane refuzuar qe te pergjigjen ne kete pyetje.

Raporti perfshin analizen nga disa aspekte te hulumtimit, te ndara ne 3 teresi tematike: njohja e femijeve me te drejtat e tyre dhe participimi i femijeve, diskriminimin dhe dhunen mbi femijet. Ne baze te te dhenave te fituara me analizen e hulumtimit, femijet do te pregadisin Raport nen hije i cili do te dorezohet deri tek Komiteti per te drejtat e femiut prane OKB-se. Raporti do te permbaje edhe rekomandime deri te Qeveria dhe Kuvendi i Republikes se Maqedonise me qellim te permiresimit te femijeve ne shtet dhe kycjen e tyre ne proceset e vendimmarrjes ne interes te tyre. Ne pajtim me rezultatet dhe rekomandimet nga hulumtimi, Ambasada per Femije do te ndermerr aktivitete lobuese per nevojen e mbrojtjes sa me efikase te femijeve ne Maqedoni dhe implementimin praktik te Konventes per te drejtat e femiut nga ana e institucioneve shteterore.

NJOHJA E FEMIJEVE ME TE DREJTAT E TYRE DHE SA ATA TE DREJTA RRESPEKTOHEN

Konkluzion gjeneral eshte se mbi 70 % e femijeve ne moshen shkollore nuk i njohin te drejtat e tyre, ndersa te tjeret e dijne se kane te drejta por nuk kane informata mbi ta. Femijet edhe kur munden te identifikojne se ndonje e drejte e tyre eshte e cenuar nuk dijne se ku te drejtohen qe ta mbrojne ate te drejte te tyre. Eshte interesante e dhena se femijet me se tepermi dijne per te drejtat e femijeve nga shkollat, ndersa 65% e tyre, nese u thyhen te drejtat, nuk do t’u kishin drejtuar ne shkolle. Ky konkluzion paraqet nje problem serioz pasiqe parashtrohet pyetja: si femijet do te kujdesen per te drejtat e tyre nese nuk i njohin dhe nese nuk mund qe ti mbrojne ne institucionet ku e kalojne pjesen me te madhe te dites?

Tabela
RastePergjigje %
P.2. Cilat te drejta te femijut i njeh? Pa pergjigje105872.6%
 E drejta ne arsimim dhe edukim ne gjuhen ametare 62743.0%
 E drejta ne mendimin e lire, lirine e fjales, konfesionit 31121.3%
 E drejta ne mbijetese dhe zhvillim ne paqe dhe liri 28719.7%
 E drejta ne dashuri, mbrojtja nga keqperdorimi dhe mallretimi 1339.1%
 Pergjigje joadekuate 886.0%
 E drejta qe te jete i rrespektuar dhe ti rrespektoje te tjeret 714.9%
 E drejta ne loje, kohe te lire dhe relaksim 604.1%
 E drejta ne shtepi, prinder/familje 604.1%
 E drejta e mbrojtjes shendetesore 422.9%
 Te tjera382.6%
 Privatesia382.6%
 E drejta e identitetit312.1%
 E drejta ne shoqerimin e lirshem 281.9%
 E drejta e barazimit (pa diskriminim) 191.3%
 Liria e zgjedhjes181.2%
 E drejta e qasjes deri tek informatat adekuate 5.3%
Gjithsej1457200.0%

Femijet me se tepermi kane qene te informuar per te drejtat e femiut nepermjet te shkollave

1.Shkolla154068.9%
2. TV103946.5%
3. Shtepi87339.1%
4. Internet64628.9%
5. Gazete/ reviste 57125.6%

Ne pyetjen “ A keni ndegjuar per Konventen mbi te drejtat e femiut?” (KDF)  
53% nga femijet jane pergjigjur me PO, ndersa 38.5% me JO. Informimi i femijeve ne lidhje me KDF ende nuk eshte ne nivelin e kenaqshem. E rendesishme eshte ajo se femijet per KDF me se shpeshti informohen nga shkollat dhe mediumet (69%), ndersa me pak nga familjet e tyre (33%).

Me qellim qe femijet te njoftohen me te drejtat e tyre dhe Konventen per te drejtat e femiut, rekomandojme qe te mbahen me teper ore te dedikuara kesaj teme, me tej tribina, punetori, seminare si edhe hartimi i materialit edukativ (postere, fletushka) qe do te ndahen kryesisht neper shkolla.

Edhepse 68.9 % nga femijet per te drejtat e tyre kane qene te informuara nga shkollat, ata per cenimin e ketyre te drejtave nuk jane drejtuar ne shkolle por tek prinderit e tyre 49,7%, ne polici 13,5, ndersa ne shkolle jane drejtuar vetem 9,1 %.  Si duket si shkak per kete jane vete profesoret te cilet femijet i permendur ne vendin e pare ne lidhje me mosrrespektimin e te drejtave te femijeve (29,7%) jashta familjes e me pas edhe shoket 27,8% ndersa fqinjet me 22,8%.

Hulumtimi tregoi se 60% e te anketuarve nuk jane te njoftuar me SOS linjat telefonike ku munden te drejtohen per ndihme. Nga numrat e njohur te permendur, ne 83% e te anketuarve e njohin numrin e policise. 30% e femijeve jane paraqitur ne ndonjerin prej numrave per ndihme, nga te cilat 76% i perket numrit te policise. Nga kjo mund qe te verehet se femijet nuk jane te njoftuar mjaftueshem me numrat e telefonave per ndihme, si perjashtim nga kjo eshte numri i policise.

Hulumtimi tregon se 55-77% e femijeve jane mjaft te informuara per ceshtjet nga lemia e arsimimit, semundjeve varese, mbrojtja nga HIV?SIDA dhe semundjeve bartese, kultura dhe shendetesia. Kjo statistike, kryesisht ka te beje me femijet te cilet shkojne neper shkolla dhe te cilet jane pjese e familjeve qytetare. Perfitim te informimit nuk kane femijet e rrugeve, nga grupet vulnerabile, dhe femijet e viseve rurale.

Ne familje, te drejtat e femijeve me se tepermi rrespektohen nga gjyshet dhe gjyshit, ndersa me pak nga prinderit e tyre. Sipas te dhenave te fituara ne suza te familjes me se shpeshti thyerja e te drejtave te femiut behet nga ana e vellaut/motres. Gjate thyerjes se ndonje te drejte, femijet me se shpeshti u drejtohen familjeve, ndersa me pak se 25% drejtohen ne SOS telefonat ose ne institucione tjera.

Ne pyetjen “Cilat te drejta nuk rrespektohen ne familjen tende” 60% nga te anketuarit jane pergjigjur se ajo eshte e drejta e privatesise, 32% e drejta e mendimit personal, ndersa 7% jane pergjigjur se ajo eshte e drejta ne arsimim.

Mosnjohja e te drejtave te identitetit, barazise, lirise se zgjedhjes dhe shoqerimit, te drejtes ne informim, paraqet nje problem serioz pasiqe behet fjale per te drejta me domethenie esenciale dhe te drejta qe paraqesin pasqyren kryesore per secilin shtet demokratik.
 
Ne pyetjen se kush eshte i detyruar qe ti garantoje/siguroje te drejtat e femiut ata jane pergjigjur ne vend te pare Shteti me 71,2%, familja 68,3%, shkolla 46,8% ndersa organizatat qytetare jane ne vendin e katert me 19,6%.
Eshte interesante te permendet se femijet per te drejtat e femiut me se tepermi informohen pervec shkollave edhe nga televizioni 46,5%, ne shtepi 39,1%, nepermjet te internetit 28,9%, nga gazetat 25,6%, Organizatat qytetare 10,2%. Por, kur i pyetem se ku kane ndegjuar per Konventen mbi te drejtat e femiut, 21,3% jane pergjigjur nga web-faqja e Ambasades se pare ne bote Megjashi dhe 21,1% nga organizatat qytetare. Sipas kesaj pyetje (Ku ke ndegjuar per Konventen mbi te drejtat e femiut) ne vend te pare perseri eshte shkolla me 61,2%, mediumet me 60,7%, nepermjet te internetit 42,6% dhe ne shtepi me 33,3 %.

Hulumtimi tregoi se e drejta e femiut qe te jete i ndegjuar shume rralle praktikohet neper shkolla dhe me gjere.

Ne pyetjen se a thua sipas jush te drejtat e femiut i inkuadrojne edhe pergjegjesite, me PO jane pergjigjur pothuajse 82,5%. Ne pyetjen „Cka sipas teje paraqet pergjegjesia e femiut” te anketuarit jane pergjigjur se pergjegjesi eshte qe ti kryejne obligimet e tyre dhe te sillen me rrespekt ndaj tjereve (deri 64%), ndersa nje perqindje shume e vogel (deri 1%) jane pergjigjur se pergjegjesi eshte qe ti rrespektojne te rriturit (prinderit), te mesojne dhe ti kryejne obligimet ne shkolle.

Per kete te dhene, vete femijet te cilet e realizuan kete hulumtim ne teren konsiderojne se behet fjale per ate se rrespektimi ndaj me te rriturve dhe prinderve eshte i rendesise me te vogel per femijet. Sipas tyre per tu ndryshuar situata e ketille eshte e nevojshme qe familja te funksionoje ne menyre me demokratike, perkatesisht me teper te rrespektohet dhe te merret parasysh mendimi i femiut gjate sjelljes se vendimeve per familjen, me cka mes tjerash do te vendoset edhe raporti miqesor ndermjet prinderve dhe femijeve e me ate edhe me teper do ti rrespektoje.


Nevoiten perpjekje plotesuese per tu siguruar trajnime kuadrove arsimuese, shendetesore, sociale etj, nga kjo lemi ne kontekstin qe te behet njoftimi i teresishem me rregullat e Konventes per te drejtat e femiut.

Edhe pse te drejtat e femijeve u bene pjese e programit mesimor te obliguar ne shkollat fillore nepermjet te lendeve Njohje me mjedisin jetesor dhe Shoqeri civile, prape duket se ajo ende nuk eshte e mjaftueshme, nevoiten hapa plotesuese per femijet qe te njihen me te drejtat e tyre, e edhe me teper qe te rrespektohen.

DHUNA
(SHKOLLA, FAMILJA)

Konkluzion gjeneral eshte se dhuna eshte gjithkund prezente ne nje perqindje teper te larte (ne familje, ne shkolle, ne rruge, ndermjet bashkemoshatareve). Sipas femijeve te cilet e bene hulumtimin ne teren, shumica e rasteve te dhunes mbeten te padukshem pasiqe femijet frigohen qe te flasin per ate. Rekomandimi i tyre eshte qe femijet duhet qe te inkurajohen qe te flasin per keto probleme pasiqe heshtja e veshtireson zgjidhjen e problemeve.

DHUNE NE SHKOLLE

Nuk na befason aq fakti qe 57% e femijeve njohin femije tjere te cilet jane rrahur nga ana e mesuesit/profesorit, sesa fakti qe 35% nga femijet jane te informuar per egzistimin e dhunes nga ana e femijeve ndaj profesoreve/arsimtareve.

•Ne pyetjen A ka dhune ne shkollen e juaj? - gati 56% e nxenesve jane pergjigjur duke pohuar, ndersa 14% e tyre jane pergjigjur se dhuna ndodh cdo dite.
•Ne shkollat e mesme dhuna eshte me e pranishme per 6% me teper sesa ne shkollat fillore.

Femijet i kane definuar keta forma te dhunes ne shkolle:
1.Emra fyes dhe nofka 65,7%
2.Fyerje 58,6%
3.Shperndarjen e te pavertetave - thashethemeve 56,1%
4.Rrahje, sulm fizik 55,6%
5.Kanosje me dhune fizike 48,1%
6.Ndermjet formave te dhunes te cilat egzistojne ne mjediset shkollore numerohet edhe shqetesimi seksual per te cilin 9% e te anketuarve jane pergjigjur pozitivisht. Konsiderojme se ky numer eshte me i madh pasiqe nje pjese me e madhe e femijeve nuk e dijne se cka nenkuptohet me termin shqetesim seksual (si duket kjo eshte ashtu pasiqe neper shkolla ende nuk egziston edukimi seksual), ndersa nje pjese e tyre turperohen qe ta pranojne ate.


Ne pyetjen
A njeh femije te cilin profesori/profesoresha e ka rrahur? - 57,4% jane pergjigjur pozitivisht.

Ne pyetjen
A je i/e informuar per raste te dhunes se nxenesit ndaj profesorit/profesoreshes? - pozitivisht jane pergjigjur 35%

Por kur i pyetem se ne cilen menyre profesori ka rrahur femiun:
Menyra e dhunesPerqindja
Shuplake63%
Shkop34%
Shkumes24%
Shkelm15%

Si forma me te pranishme te dhunes psiqike ndermjet profesorit - femiut verehen keta kategori vijuese: 
Menyra e dhunesPerqindja
Fyerje23,5%
Emra dhe nofka  nencmuese 20,8%

Nga keto tabela, parashtrohet pyetja se a thua valle profesoret rrahjen e konsiderojne si mase me efikase pedagogjike, e mu per ate edhe e praktikojne dhe konsiderojne se do te mund qe te tolerohet e njejta?

Rastet e shumta te dhunes ne shkolla ngelen te padukshme pasiqe femijet frigohen qe te tregojne. Femijet duhet qe te inkurajohen qe te flasin per dhunen pasiqe heshtja e tyre e rendeson zgjidhjen e problemeve.

Fjalet vullgare jane forma e pare e dhunes nga ana e femijeve ndaj profesoreve per dallim nga profesoret ndaj femijeve kur shuplakat jane ne vend te pare.

Ne pyetjen se a je i/e informuar per rastet e dhunes se nxenesit ndaj profesorit/profesoreshes pozitivisht jane pergjigjur 35%!

Ne cilen menyre nxenesi ka sulmuar profesorin?
Me fjale vullgare51.7%
 Me shuplake29.3%
 Me shkumes18.1%
 Me shkelm17.1%
 Me shkop16.9%




DHUNA NE FAMILJE, NDERMJET BASHKEMOSHATREVE, NE RRUGE

64% e femijeve jane pergjigjur me ate se ne familjet e tyre nuk ka dhune familjare, ndersa 21%  e femijeve kane deklaruar se ka dhune, nga te cilat 2.3%  jane pergjigjur se ajo ndodh per cdo dite. Por, edhepse 64% nga femijet jane pergjigjur se nuk ka dhune ne familjet e tyre, ne pyetjen se a eshte ushtruar ndaj tyre dhune ne familje, 41,6% e femijeve kane pohuar se ato i ka mshuar dikush me shuplake ne familje, qe eshte per 15,8% me pak sesa perqindja e femijeve qe kane qene te rrahura ne shkolle, si edhe vertetimi se  35,9% kane qene te rrahur ne rruge.

Ne pyetjen “A te ka ndodhur qe ti personalisht te rrahish ndonje anetare ne familjen tende?” me PO jane pergjigjut 15.5% nga te cilet meshkuj jane 14% ndersa femra 18%. Ne lidhje me dhunen psiqike kategori me te shprehura jane fyerje (30%) dhe perqeshje (18%). Kjo me se tepermi eshte e shprehur tek nxenesit e vitit te trete (45% fyerje; 24%-perqeshje). Sipas femijeve qe e kane brew hulumtimin, si duket kjo eshte ashtu pasiqe behet fjale per femije me te rritur te cilet fizikisht dhe mentalisht jane me te zhvilluar dhe ndaj te cileve prinderit nuk munden qe te ushtrojne dhune fizike. Perfaqesim procentual te ngjajshem ka edhe ne sitauten e kundert kur femijet personalisht fyejne ose perqeshin ndonje anetare te familjes.

Dhuna ndermjet bashkemoshatareve

Me teper se gjysma (64,2%) e femijeve jane pergjigjur se eshte e pranishme dhuna ndermjet tyre. Ata jane pergjigjur se me se shpeshti si forme e dhunes eshte perdorimi i shuplakave, por menjehere pas saj vjen dhuna me fjaei vullgare ose kanosje. Me e larte eshte perqindja e femijeve te cilet jane pergjigjur se kane qene te fyer nga bashkenxenes. Nuk eshte i vogel edhe numri i femijeve te cilet jane pergjigjur se personalisht kane rrahur ndonje bashkemoshatare (21,8%) me perqindje prej 8% me e larte e personave te tilla neper shkollat e mesme sesa ne ato fillore.

Sipas rezultateve nga anketa pothuajse 65% e femijeve jane pergjigjur se egziston dhuna ne rruge nga te cilat 22% kane deklaruar se ajo ndodh per cdo dite.
Ne pyetjen se ku mund te drejtohesh per ndihme, femijet i kane numeruar sherbimet urgjente dhe numrin e informatave (192,193,194 dhe 188) e me pas edhe SOS linjat, nga te cilat SOS telefonin per femije dhe te rinj e njohin vetem 25% nga femijet.

Ne cilat nga kato numra ndonjehere je paraqitur?
Policia 19276.3%
SOS telefoni per femije dhe te rinj - Megjashi 20.1%
Doverba – keshillimore per droga 13.0%
SOS linja per ndihme nga tregtia me njerez 12.6%
SOS telefoni per ndihme nga droga 12.3%
SOS telefoni per informim dhe parandalim te HIV-SIDA 12.0%

Mund qe te verehet se numri i telefonit 192 i policise eshte me frekuent ku femijet lajmerohen dhe kerkojne ndihme 76,2%, me tej vijon SOS telefoni per femije dhe te rinj 0800 12222 me 20,1%,  SOS  telefoni per ndihme nga droga 13.0% dhe SOS telefoni per ndihme nga tregtia me njerez 12.6%.

DISKRIMINIMI

Konkluzion gjeneral eshte se parimi dhe e drejta themelore qe te mos jete i/e diskriminuar eshte me se paku i njohur tek femijet, qe njeherit tregon edhe ne rrezikun se ata edhe ne situata kur diskriminohen nuk e verejne ate si diskriminim, pasiqe edhe nuk kane njohuri te mjaftueshme per te njejten. Eshte e nevojshme qe ne procesin e edukimit ti perkushtohet rendesi me e madhe ngritjes se vetedijes se kuadrit pedagogjik dhe nxenesve per ceshtje nga lemia e (mos)diskriminimt.

Vetem 1,3% e femijeve e njohin te drejten e barazise (pa diskriminim)!

39% nga femijet e anketuar ne kete hulumtim konsiderojne se ndonjehere ne ndonje situate kane qene te diskriminuara ndersa 40% pohojne se ne ndonje situate kane qene te diskriminuar edhe ate pershkak te: moshes (44%), gjendjes sociale 23%, grupit etnik te cilit i perkasin (17%), gjinise (16%), konfesionit (15%). Diskriminimin sipas gjinise me se tepermi e ndjejne femrat (19,1%) sesa meshkujt (12,2%).

Si baze me e shpeshte per diskriminim femijet e kane permendur moshen qe sipas nesh tregon ne faktin se femijet nuk trajtohen mjaftueshem ne menyre te barabarte me te rriturit dhe nuk veprohet ndaj tyre sikur ndaj subjekteve. Vijon diskriminimi ne baze te statusit social, gjuhes, pastaj perkatesise etnike, gjinise dhe konfesionit.

Diskriminimi ne baze te moshes eshte me e pranishme ne qytetet e Kavadarit dhe Kercoves (me 60%), ndersa me pak ne Tetove dhe Kumanove (40%). Mosha si shkak per diskriminim me se tepermi e ndiejne nxenesit/nxeneset nga klasa e 7-te, (secili/a i/e dyte ndjehet i/e diskriminuar) ndersa me pak nxenesit/nxeneset e klases se 8-te (sesili/a i/e trete ndjehet i/e diskriminuar).

23% e femijeve jane pergjigjur se prejardhja e tyre sociale eshte baze per diskriminim perkatesisht se ajo krijon nje trajtim me te ndryshem ndaj tyre nga ana e te tjereve. Gjysma e tyre kane deklaruar se ndjehen te diskriminuar ne baze te prejardhjes sociale nga ana e shokeve/qeve, ndersa 44 % nga ana e profesoreve.

Nje e katerta (23%) e femijeve jane pergjigjur se prejardhja e tyre sociale eshte baze per diskriminim perkatesisht ajo krijon nje raport me te ndryshem ndaj tyre nga ana e te tjereve edhe ate, gjysma e tyre kane thene se ndjehen te diskriminuar ne baze te prejardhjes sociale nga ana e shokeve, ndersa 44 % nga ana e profesoreve.

Dallimet sociale dhe “urat” qe egzistojne ne shoqeri reflektohen ne raportin e profesoreve ndaj femijeve dhe reflektohen edhe ndermjet vete femijeve.

P.44. Tek cili/a keni verejtur se ka ndikim ndaj raportit mbi ju pershkak te prejardhjes tende sociale? Shok/qe49.4%
 Profesor/eshe44.1%
 Bashkenxenes33.6%
 Mjek/e20.0%

Rreth 20% e femijeve jane pergjigjur se ndjehen te diskriminuar pershkak te prejardhjes se tyre etnike. Nga keto meshkujt me (27%) ndjehen me te diskriminuar sesa femrat (16%). Hulumtimi tregon se ky lloj i diskriminimit eshte me i perfaqesuar ndermjet vete femijeve. Raportin jo te barabarte sipas kesaj baze, femijet e ndjejne nga ana e shokeve/qeve te tyre (46%), bashkenxenesve (30,8%).

Diskriminimi ne baze te prejardhjes etnike eshte me i pranishem ne qytetet e Tetoves (31%) dhe Kercoves (32%), ne pajtim me diskriminimin sipas gjuhes, qe tregon ne nevojen nga marrja e masave me te cilat do te mund te veprohet ne drejtim te zvoglimit te kesaj dukurie, vecanerisht nepermjet te programeve adekuate shkollore.

Meshkujt ndjehen me te diskriminuar (22%) sipas kesaj baze nga femrat (12%). Ky lloj i diskriminimt dominon ne vitin e pare ne shkollat e mesme (23%), ndersa me se paku eshte e pranishme ne vitin e trete ne shkollat e mesme (10%).

Diskriminimin ne baze te gjinise me se tepermi e ndjejne femrat sesa meshkujt (dallim prej 8%). Ashtu sikurse edhe dy bazat e meparshme te diskriminimit edhe kjo baze me e pranishme eshte ne Tetove (20%) dhe Kercove (21%).

Diskriminimin ne baze te gjinise me se tepermi e ndjejne femrat sesa meshkujt (dallim prej 8%). Ashtu sikurse edhe dy bazat paraprake te diskriminimit edhe kjo eshte me e pranishme ne Tetove (20%) dhe ne Kercove (21%). Me se tepermi ndjehet tek nxenesit e vitit te pare ne shkollat e mesme  (23%), ndersa me pak ne vitin e trete ne shkollat e mesme (11%).

Gjuha si baze per diskriminim eshte me e theksuar ne Tetove me (29%), ndersa me e vogel ne Kavadar (6%). Me se shpeshti paraqitet ne klasen e 6-te, ndersa me pak ne vitin e trete ne shkollen e mesme.

Konfesioni si baze per diskriminim eshte me e pranishme tek femijet e klases se 5-te (31%), ndersa me pak ne vitin e trete ne shkollat e mesme (5,7%) dhe me se shpeshti ndodh ne Tetove (25%) dhe Kercove me (32%).

Me teper informata per hulumtimin shikoni ne veb faqen: www.childrensembassy.org.mk

Faleminderim deri te:

-te gjithe femijet (70) te cilet e realizuan hulumtimin ne teren dhe koordinatoret
-Te gjithe 65 shkollat fillore dhe te mesme te cilet lejuan qe ky hulumtim te realizohet
-vetqeverisja lokale (16 komuna): Strumice, Kavadar, Tetove, Kumanove, Prilep, Shkup dhe Kercove.
- financuesit e hulumtimit si nje nga aktivitetet e parapara me projektin “ Krijimi i kultures te participimit femijerore”, i finansuar nga Komisioni Evropian si pjese e programit per instrumentet evropiane per demokraci dhe te drejtat e njeriut -  (ЕIDHR) dhe i kofinansuar naga UNICEF-i.