RAPORT VJETOR PËR PUNËN E SOS LINJËS PËR FËMIJË DHE TË RINJ TË MEGJASHI
2020
02 2465 316, 070 390 632
sos@childrensembassy.org.mk, info@childrensembassy.org.mk,
fb – first children`s embassy in the world
https://www.facebook.com/megjashi/
http://www.childrensembassy.org.mk/
Përgatitur nga: Violeta Ilioska, Psikologe në SOS linjën dhe
Jordanka Çerepnalkova-Trajkoska, Koordinatore e SOS linjës
Ky raport financiarisht mbështetet nga Qeveria e Suedisë. Përgjegjësinë për përmbajtjen e mban tërësisht Megjashi. Qeveria e Suedisë nuk është patjetër të pajtohet me qëndrimet dhe interpretimet e shprehura në këtë raport.
MIRËNJOHJE
Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi - Republika e Maqedonisë dhe veçanërisht ekipi i linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre të sinqertë për të gjithë ata që na dhanë besim gjatë këtij viti specifik për njerëzimin, duke na u drejtuar në lidhje me problemet që prekin fëmijët dhe të rinjtë. Ne i falënderojmë që na njohën si një vend ku mund të dëgjohen, kuptohen dhe këshillohen dhe kështu na mundësuan të përmbushim misionin tonë si një organizatë: krijimi i një bote më të mirë për çdo fëmijë.
Falënderime të veçanta për vullnetarët tanë të kaluar dhe të tanishëm, të cilët me shumë përkushtim i kushtojnë aftësitë, njohuritë dhe kohën e tyre në punën e SOS telefonit.
Gjithashtu falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë që ju drejtuam gjatë mbështetjes së thirrësve tanë për këshillë, mbështetje ose zgjidhje më të përshtatshme. Që mos të harrojmë askënd, falënderojmë Koalicionin për Gjykim të Drejtë, Shoqatën e Avokatëve të Rinj Maqedonas, Qendrën e Krizave Nadezh, Urdhëri i misionarëve të bamirësisë së Nenë Terezës, EPQNPS Shkup dhe veçanërisht ekipin për ndërhyrje, SIA Shkup, SIA Ohër, Avokatin e Popullit.
më shumë...