Përmbledhje e gjetjeve nga puna e SOS linjës telefonike për fëmijë dhe të rinj në vitin 2021
Edhe në vitin e kaluar 2021, SOS telefoni binte shpesh. Një vërejtje e përgjithshme, ky raport vjetor vë në dukje edhe numrin e vogël të fëmijëve që na kanë kontaktuar dhe për këtë arsye është e nevojshme të punohet për inkurajimin e fëmijëve dhe të rinjve që të telefonojnë për t'u informuar ose për të raportuar shkeljet e të drejtave të tyre.
Ne vazhduam punën në kushtet me pandeminë Covid duke devijuar telefonatat dhe duke mos shkaktuar asnjë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve tona.
Tendenca e vazhdimit të raportimit të problemeve gjatë vizitës së fëmijëve nga prindër të divorcuar dhe mosrespektimi i vendimit të Qendrës për Çështje Sociale sërish vendoset lartë në kategorinë e problemeve. Të dhënat tregojnë se shkeljet e të drejtave të fëmijës gjatë procedurës së divorcit janë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen fëmijët dhe familjet e tyre dhe kjo tregon se nevojitet rregullim më i mirë e më cilësor i marrëdhënieve familjare dhe kërkon më shumë vëmendje dhe mbështetje nga ana e institucioneve kompetente me qëllim që të parandalohen shkeljet e mëtejshme të të drejtave të fëmijëve. Në të njëjtën kohë, ka probleme që paraqiten gjatë dhënies së kujdestarisë, si dhe pagesës së alimentacionit. Përveç të drejtës së fëmijës për t'u takuar me njërin nga prindërit, kemi raportime për shkelje të të drejtave të fëmijës për të parë persona nga familja e gjerë (gjyshërit, halla, xhaxhai, kushërinjtë...).
Sikur e padukshme krahasuar me format tjera të dhunës, dhuna emocionale ndodh shumë shpesh dhe është po aq e rrezikshme sa edhe çdo formë tjetër dhune. Spektri i abuzimit emocional është i gjerë dhe ndodh kur për fëmijën nuk kujdesen, kur fëmija nuk inkurajohet të zhvillohet, kur neglizhohet, refuzohet, injorohet, detyrohet, ndëshkohet, pengohet të lidhet me njerëzit e tjerë rreth tij... Abuzim emocional paraqet edhe rasti kur fëmija është dëshmitar i dhunës fizike ose dhunës tjetër. Abuzimi seksual i fëmijëve nuk përjashtohet as në këtë raport vjetor. Perspektiva e jetës së fëmijëve në Maqedoni ndikohet nga ekspozimi i tyre ndaj varfërisë. -Shumë fëmijë dhe familjet e tyre jetojnë në kufijtë e ekzistencës dhe të drejtat e këtyre fëmijëve rrezikohen seriozisht. Kur flasim për nevoja thelbësore, flasim për ekspozimin ndaj kushteve të jo-përshtatshme të jetesës që pengojnë rritjen dhe zhvillimin optimal të fëmijëve. Varfëria dëmton fëmijët edhe nëpërmjet efekteve negative në familjet e tyre, duke mos u kushtuar vëmendje të mjaftueshme fëmijëve nga prindërit të cilët janë të detyruar të punojnë disa punë, fëmijët shpesh shtyhen ose i shtynë në lypësi dhe kështu rritet mundësia për t’u bërë viktimë e formave më të rënda të abuzimit.
Dhuna vazhdon të mbetet realitet për fëmijët në Maqedoni. Të dhënat e raportit tregojnë se shumë fëmijë janë të rrezikuar nga dhuna, që ndikon në zhvillimin e tyre optimal psiko-fizik. Ndëshkimi trupor ende dominon si mënyrë e rritjes së fëmijëve, pa mos pasur vetëdije mbi gjurmët psikologjike që dhuna lë tek fëmijët gjatë gjithë jetës.
Ruajtja e shëndetit mendor është po aq e rëndësishme si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Procedurat e divorcit dhe mosmarrëveshjet midis prindërve të fëmijëve janë shkaku më i zakonshëm i ankthit dhe frikës tek fëmijët. Ankthi tek fëmijët mund të ndodhë edhe si pasojë e ndryshimeve të mëdha në jetën e tyre, si shpërngulja në shtëpi të re, të jetuarit vetëm me një prind, ndryshimi i shkollës etj.