Shtëpi » Arsimi Paqësor » Trajnim bazik gjithpërfshirës Arsim paqësor


Njoftim dhe thirrje për pjesëmarrje në  trajnim bazik  gjithpërfshirës 4-ditor për Arsim paqësor

 

Çfarë do të thotë për ju Paqja? Sa herë e pyesim veten, si kontribuoj unë si individ për paqen në mjedisin tim?

Sa herë keni dëshiruar dhe imagjinuar se si do të ishte kur  dhunës, konflikteve, keqkuptimeve do tu qasemi nga një kënd tjetër, nga pikëpamja e mundësisë së ndryshimit, rritjes dhe zhvillimit? A është një utopi?

Si ta zhvillojmë dhe përmirësojmë besimin dhe komunikimin e ndërsjelltë? Si ta kuptojmë se çfarë është dhuna? Si duhet të veprojmë në konflikte që të mos kthehen në dhunë? Si mund të mbështetemi së bashku në ndërtimin e një shoqërie demokratike ku paqja është vlera kryesore?

***

 Arsimi paqësor (AP) ose arsimi për paqe, sot, në kohën e krizës globale dhe pasigurisë, ngjall interes gjithnjë më të madh. Ajo promovon njohuri, shkathtësi dhe qëndrime që mund tu ndihmojnë njerëzve që ti transformojnë konfliktet në mënyrë paqësore, të ndërtojnë shoqëri më të drejta, dhe në mjediset ku ata jetojnë të krijojnë kushte për paqe pozitive. Vlerat kryesore të arsimit paqësor, të tilla si jo-dhuna dhe drejtësia sociale, janë themeli i ndryshimit të dëshiruar shoqëror për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për ndërtimin e besimit.

Në kuadër të Programit të Arsimit paqësor të implementuar nga Ambasada e fëmijëve Megjashi, e cila këtë vit e jeton vitin e 23të,  ne vazhdojmë të organizojmë trajnime për arsim paqësor për shkolla ​​të reja dhe mësuesit/et. Në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 13-7460/2 nga data 09.08.2022, në periudhën prej 5 deri më 8 korrik të vitit 2023, organizojmë  trajnim bazik për arsim paqësor për 20-22 mësues dhe mësuese si dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga 10 shkolla të reja të mesme. (nga dy përfaqësues/e nga një shkollë) nga e gjithë Maqedonia që duan t'i bashkohen "familjes" së shkollave paqësore.