Shtëpi » SOS Telefonin » Raporti për punën e telefonit SOS për fëmijët dhe të rinjtë në periudhën nga muaji dhjetor 2018 deri në nëntor 2019


Raporti për punën e telefonit SOS për fëmijët dhe të rinjtë në periudhën nga muaji dhjetor 2018 deri në nëntor 2019 

"KUR BËHET FJALË PËR JETËN DHE TË DREJTAT E FËMIJËVE, NUK GUXON TË EKZISTOJNË DËSHMITARË TË HESHTUR.” 

Keroll Belami, ish-Drejtoreshë ekzekutive e UNICEFIT  

“NUK KA BESIM MË TË SHENJTË SESA AI TË CILIN BOTA E INVESTON TE FËMIJËT.  NUK EKZISTON OBLIGIM MË I RËNDËSISHËM SESA AI SE TË DREJTAT E TYRE RESPEKTOHEN, SE MIRËQENIA E TYRE ËSHTË E MBROJTUR, SE JETAT E TYRE JANË TË ÇLIRUARA NGA FRIKA DHE MJERRIMI DHE SE MUND TË RRITEN NË PAQE.”  

Kofin Anan, ish-Sekretar i përgjithshëm i OKB-së 

Telefoni SOS për fëmijët dhe të rinjtë funksionin që 26 vjet (nga muaji tetor i vitit 1993).  Puna e telefonit SOS është bazuar fuqishëm në principet e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijës që i theksojnë të drejtat e fëmijëve të privatësisë dhe mbrojtjes nga lëndimi.  Qëllimi i telefonit SOS për fëmijët dhe të rinjtë është sigurimi i forumit për ndarje të informatave dhe mbështetje, ndihmë gjatë përfaqësimit dhe lotimit, promovim të të drejtave të fëmijës dhe promovim të linjës SOS si medium për ndihmë të fëmijëve.   

Telefoni SOS për fëmijë dhe të rinj, 02 2465-316, gjatë të gjithë këtyre viteve ka siguruar njëfarë lloji të ndihmës dhe/ose këshillës për 20.847 raste të paraqitura.    Ekipin e ekspertëve i linjës SOS e përbëjnë pedagogë, psikologë, punëtorë socialë dhe vullnetarë/vullnetarë të këtyre profileve. Vend të veçantë në punën e telefonit SOS kanë vullnetarët/vullnetarët. Askush nga ekipi i ekspertëve në bisedat nuk japin zgjidhje të gatshme të problemeve, por bisedojnë për alternativat e mundshme për zgjidhjen e problemeve për të cilin janë lajmëruar.   

Gjatë punës së vet telefoni SOS për fëmijë dhe të rinj ka realizuar bashkëpunim me shumë faktorë – institucione kompetente, organizata tjera joqeveritare që punojnë në fushën e të drejtave të fëmijës ose në njëfarë mënyre i prekin të drejtat e fëmijës, si dhe për profesionistët individualë.  Varësisht nga lloji i problemit për të cilat na drejtohen telefonuesit dhe varësisht nga shkelja e të drejtave të fëmijëve, shërbimi vepron paralelisht edhe me shkresë ndaj institucioneve kompetente, i ndjek procedurat që i ndërmarrin këto institucione në lidhje me rastin dhe reagon nëse konstaton se nuk veprojnë në interes më të mirë të fëmijëve.   

Fëmijët kanë nevojë për folur për të drejtat e tyre, keqpërdorimet, anashkalimet, dhunën, varfërinë dhe eksploatimin e tyre. Ne i dëgjojmë dhe kur konsiderojmë se është e nevojshme i paraqesim të dhënat dhe tregimet për jetën e fëmijëve në publik përmes promovimit të raporteve nga puna e telefonit SOS. I mbledhim, i sistemojmë dhe i analizojmë të dhënat e marra në telefonin SOS dhe i paraqesim në formë të raportit vjetor.  Këto analiza në raportet i shfrytëzojmë për informim dhe ndikim mbi bartësit e politikave dhe vendimeve, ndërsa bashkërisht me bashkëpunëtorët/bashkëpunëtoret tanë/ tentojmë t’ua bëjmë më të mirë jetët fëmijëve.

PDF...