Shtëpi » Raportet » Raporti alternativ i fëmijëve 2020


RAPORT ALTERNATIV PËR GJENDJEN ME TË DREJTAT E FËMIJËVE NË MAQEDONI

– NGA KËNDVËSHTRIMI i FËMIJËVE

Shkup, nëntori 2020

PARAFJALA

Raporti para jush është puna e një ekipi fëmijësh, të moshës 12 deri 17 vjeç, të cilët pranuan ftesën e Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë - Megjashi për të marrë pjesë në procesin e përgatitjes së raportit. Këta nxënës dhe shkollat e tyre ishin pjesë e aktiviteteve të Ambasadës së Fëmijëve - Megjashi në kuadër të projekteve "Le të marrim të drejtat në duart tona", "Forcimi i aftësive të fëmijëve për parandalim të dhunës" dhe Programit të Edukimit për Paqen, përmes të cilit ata fituan njohuri kryesore për të drejtat e fëmijëve

Procesi i përgatitjes së raportit u organizua në dy faza: faza e hulumtimit dhe faza e shkrimit të raportit. Gjatë fazës së hulumtimit (maj-korrik 2020), u hartua dhe u zhvillua një pyetësor mbi situatën e të drejtave të fëmijëve, i cili siguroi të dhëna gjithëpërfshirëse për disa aspekte të jetës së fëmijëve në vend, problemet me të cilat përballen fëmijët dhe gjërat të cilat ata mendojnë se duhen përmirësuar. Pyetësori u shpërnda në internet në maqedonisht dhe shqip, dhe u plotësua nga 1,077 fëmijë në të gjithë vendin, të moshës 12 deri në 17 vjeç. Gjithsej tridhjetë nxënës nga 11 shkolla fillore dhe të mesme në Veles1 , Vinicë2 , Gostivar3 , Dibër4 dhe Shkup5 morën pjesë në hartimin, pilotimin dhe implementimin e pyetësorit. Trembëdhjetë nxënës nga ky grup vendosën të përfshihen në fazën tjetër - duke shkruar raportin. Më shumë informacion në lidhje me hulumtimin mund të gjeni këtu.

Në fazën e dytë të procesit (korrik-tetor 2020), u mbajtën online takime dhe punëtori të vazhdueshme me fëmijët, në mënyrë që të përmirësohen njohuritë e tyre mbi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe procesin e raportimit para Komitetit të KB për të Drejtat e Fëmijëve. Shumica e takimeve ishin mbi 1 ShMK “Koço Racin” dhe ShMPK “Dimitrie Çupovski” ShMPK “Dimitrija Çupovski” 2 ShMK “Vanço Prke” dhe ShFK “Slavço Stojmenski” 3 ShMK “Gostivar” dhe ShMEK “Gostivar” 4 ShMK “28 Noevmri” dhe ShFK “Said Najdeni” 5 ShMQSh “Nikola Karev”, ShMQSh “Zef Lush Marku” dhe ShFK “Stiv Naumov” 6 përgatitjen e raportit, duke përfshirë përzgjedhjen e temave, ndarjen e detyrave për shkrim midis fëmijëve, redaktimin e teksteve dhe hartimin e raportit. Fëmijët përgatitën raportin duke reflektuar në gjetjet e hulumtimit mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve, por gjithashtu bazuar në përvojën e tyre personale dhe të bashkëmoshatarëve të tyre.

Përvoja që ekipi i Ambasadës së Fëmijëve Megjashi e fitoi me mentorimin e këtij grupi nxënësish është e paçmuar; jo vetëm për punën tonë si avokatë për të drejtat e fëmijëve, por edhe më shumë, për angazhimin dhe zbatimin tonë të parimit të pjesëmarrjes së fëmijëve në proceset e vendimmarrjes për gjëra të rëndësishme për ta.

Ky raport përmban njohuri të hollësishme dhe të thelluara të fëmijëve në situatën me të drejtat e fëmijëve në vend dhe rekomandime të sakta për tejkalimin e problemeve dhe mangësive. Prandaj, vlerësojmë se këtë raport duhet doemos ta lexoj secili që interesohet për mirëqenien e fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Jordanka Çerepnalkova-Trajkovska dhe Vaska Bojaxhi

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë – Megjashi

13 tetor 2020, Shkup

HYRJE

Autore: Magdalena Petrovska dhe Julita Postolova

Përshëndetje, ne jemi fëmijët nga ekipi i Ambasadës së Fëmijëve Megjashi dhe si pjesëmarrës në këtë projekt për të drejtat e fëmijëve, si dhe me zbatimin e pyetësorit kemi fituar shumë njohuri të reja, përvoja të reja dhe miqësi të reja.

Para kësaj pandemie globale, ne fëmijët së bashku me ekipin e Ambasadës së Fëmijëve Megjashi qëndronim në qytete të ndryshme, ku kishim punëtori për të kuptuar më mirë të drejtat e fëmijëve.

Duhet të pranojmë që ne vetëm pjesërisht dinim për të drejtat e fëmijëve dhe gjithashtu kuptuam se ata shpesh shkelen me ose pa vetëdije. Por edhe gjatë pandemisë, ne fëmijët me ekipin e Megjashit vazhduam të krijojmë kontakte nëpërmjet online takimeve në platformën Zum. Kemi marrë pjesë në mënyrë aktive në hulumtimin për situatën me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni duke realizuar një pyetësor për të drejtat e fëmijëve.

më shumë ...