Shtëpi » Arsimi Paqësor » Drejt mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të fëmijëve


Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megashi nga Maqedonia (PDAS Megashi) punon me “vizion i cili është përkushtuar për një botë më të drejtë për çdo fëmijë dhe e ndjek   “moton se të gjitha idealet në botë janë më pak të rëndësishme në krahasim me lotët e një fëmije. “    

Shfrytëzimi dhe zbatimi i këtyre politikave për mbrojtje të fëmijëve janë mënyra në të cilën PDAS Megashi vërteton dhe siguron se janë në pajtim me dokumentet, normat dhe standardet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijës, njëkohësisht duke i ndjekur rregulativat ligjore pozitive dhe dokumentet, konceptet normative-juridike, të cilat kanë të bëjnë me sistemin edukativ-arsimor në shtetin tonë.   

Materiali është strukturuar në 4 elemente/kapituj, është harmonizuar me dokumente, instrumente dhe standarde ndërkombëtare për mbrojtje të fëmijëve dhe të drejtave të tyre, është testuar në disa shkolla fillore dhe është në pajtim me Ligjin për arsim fillor, Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr.  161 nga 5.8. 2019 neni  5 dhe neni    66.    

Në pjesën e parandalimit mund të jenë të dobishme veglat, instrumentet, procedurat, indikatorët e ofruara, tanimë të përgatitura të llojeve të dhunës, keqpërdorimit, neglizhimit, sepse në përpunimin e tyre janë përfshirë më shumë institucione relevante, në pajtim me dokumentet ndërkombëtare, ndërsa janë testuar në disa shkolla fillore.   

Përmbajtjet e ofruara në broshurën, përveç parandalimit, mund të ndihmojnë shumë edhe në zhvillimin e dokumenteve konceptuale, akteve nënligjore, zhvillimin e programeve preventive sepse definojnë lloje të dhunës, keqpërdorimit, neglizhimit, japin drejtime si punohet në disiplinën pozitive në shkollat, disiplinën prindërore, bashkëpunimin me prindërit dhe ngjashëm.  

PDF...