Shtëpi » Arsimi Paqësor » Gjithe ne jemi


PDF

Të arsimtarë dhe arsimtare,

Përpara jush gjendet publikimi “Gjithë ne jemi fëmijët e kësajë bote: si duhet të bisedojmë me nxënësit rreth krizës së refugjatëve”.

Ky publikim është një përpjekje për të kontribuar që të kuptohet gjendja e rëndë e mijëra njerëzve të cilët për çdo ditë kalojnë nëpër Maqedoni, pranë nesh dhe pranë jetëve tona të përditshme. Në shumë mënyra ata janë fytyra dhe pasqyrimi ynë.

Përpara disa muajve ose një viti as që mund të supozonim se krizë humanitare e këtij lloji do të ndodhte edhe tek ne, që aq numër i madh njerëzish dhe fëmijësh do të jenë të rrezikuar, dhe në nevojë për ndihmë. Nga kalimi i heshtur dhe i pavërejtshëm i refugjatëve nëpër Maqedoni nën strehën e natës, nga ecja me orë të tëra pranë shinave të hekurudhës, e deri tek kampet e mëdha në kalimet kufitare, gjendja e tyre nuk përmirsohet.

Ndihma humanitare është puna e parë dhe më e rëndësishme që duhet bërë. Megjithatë, njëkohësisht është e nevojshme që të bisedohet për atë çfarë është duke ndodhur.

Një numër i madh organizatash, qytetarësh dhe qytetaresh u kyçën dhe dhanë lloje të ndryshme të ndihmës humanitare, duke treguar se nuk kemi harruar se çfarë është solidariteti. Por, për fat të keq, globalisht, refugjatët, sa vjen e më shumë, fillojnë të përjetohen si kërcënim dhe ksenofobija rritet me shpejtësi. Rritet frika nga terrorizmi, nga ndryshimi i pasqyrës demografike, brenga se do të na i marrin vendet e punës, ndikimi mbi kulturën vendase etj.

Është e nevojshme që vazhdimisht të zhvillojmë empati. Pyetjes “përse t’ju ndihmojmë pikërisht refugjatëve kur ka aq shumë qytetarë të Maqedonisë që kanë nevojë për ndihmë?”, duhet të rikujtohemi se multikulturaliteti dhe solidariteti nuk guxojnë te kenë kufinjë. Të mësojmë dhe të nxisim pranim, bashkëpunim dhe mirëkuptim. Të rinjtë dhe fëmijët ti kyçim dhe të bisedojmë me ta për botën në të cilën jetojmë, për rrënjët e problemeve, për mosbesimin dhe frikën, nga vijnë këto dhe si ti shtjellojmë të njejtat.

Dorracaku është përkthim nga gjuha kroate, në pjesë të caktuara i përshtatur për lexuesit në Maqedoni. konsideruam se do të jetë i dobishëm edhe i zbatueshëm edhe në R. e Maqedonisë për shkak të ngjajshmërisë së konteksteve shoqërore të dy vendeve, si dhe për shkak të vetë problematikës e cila është univerzale. Ju jemi mirënjohës kolegëve dhe miqëve nga Kroacia të cilët na dhanë leje dhe të drejtat për botim. Praktikat e mira nga vende/shtete të tjera duam t’i mbështesim, të na shërbejnë si frymëzim për punën e mëtutjeshme, e në këtë rast edhe si nxitje që ta plotësojmë dorracakun me përvoja nga Maqedonia.

Me kalimin e kohës njerëzit mësohen me gjërat e këqija, pranohet defetizmi, “asgjë nuk mund të bëjmë”, “gjërat janë ashtu siç janë” etj. Hajde të kujtojmë veten se gjithmonë mund të bëjmë diçka më shumë, e shpesh edhe gjërat e vogla mjaftojnë.Ana Bitoljanupër ekipin për Arsimim Paqësor pranë Ambasadës së Parë për Fëmijë në Botë- Megjashidhjetor, viti 2015

 

Ana Bitoljanu

për ekipin për Arsimim Paqësor pranë Ambasadës së Parë për Fëmijë në Botë- Megjashi

dhjetor, viti 2015