Shtëpi » Misioni dhe Vizioni » 29 Prilli shënon 28 vjetorin e themelimit të Ambasadës së Fëmijëve Megjashi.


29 Prilli shënon 28 vjetorin e themelimit të Ambasadës së Fëmijëve Megjashi.

Të dashur miq, mbështetës dhe aleatë,
Në këtë kohë të çuditshme dëshirojmë të ndajmë me ju gëzimin e 28-vjetorit tonë, shumë viteve të plotësuara me punë dhe aktivitete në rrethana të ndryshme, vite të dedikuara për të ndihmuar fëmijët e vuajtur, vite me pikëllime, por edhe një kënaqësi që mundemi të ofrojmë përkrahje.
Pas nesh janë vite e vite pune. Të mëdha ose të vogla, krizat janë një pjesë integrale e historisë sonë, ndërsa për atë që vuan ose ka nevojë për ndihmë, nuk ekziston krizë e madhe ose e vogël.
1992-1996
Të përkushtuar në përkrahjen e fëmijëve të prekur nga lufta në ish-Jugosllavi / fëmijët refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina të strehuar në Maqedoni
Filluam me krizën e Bosnjës dhe nevojën për t'u kujdesur për një numër të madh të fëmijëve refugjatë. Organizuam fluturim nga Sarajeva dhe bëmë thirrje publike për kujdesin e fëmijëve në Maqedoni. Jemi akoma në kontakt me shumë nga ata fëmijë (tani të rritur), disa vullnetarë tonë, disa larg fizikisht, por të gjithë afër në zemër, ata vazhdojnë të ndjekin punën tonë.
1999-2000
Kriza e Kosovës, mbështetja për fëmijët refugjatë nga Kosova në Maqedoni
Kemi punuar në kampe gjatë krizës së Kosovës.
2001-2006
Konflikti në Maqedoni
U kujdesëm për 16 personat e zhvendosur nga Haraçina në strehimoren tonë, familje me 8 fëmijë. Tre foshnje u lindën në këtë strehimore - Aleksandri, Maria dhe Nikolla. Familjet janë strehuar në strehimoren tonë pesë vjet. Kemi organizuar kampe verore për mbi 500 fëmijë, pesë vjet rresht nga zonat e krizës në Maqedoni..
2016
Vërshimet në Stajkovc
Kaluam vërshimet në Stajkovc së bashku me një grup vullnetarësh pothuajse gjatë gjithë kohës në terren. Ofruam ndihmë të drejtpërdrejtë për të prekurit duke siguruar ushqimi dhe barëra, ndërsa në Shkollën Fillore "Kirili dhe Metodi" në f. Stajkovc, së bashku me IPSH Klinika Universitare për Dermatologji, hapëm pikën mjekësore ku për fëmijë janë kryer kontrollime dhe kujdes mjekësor.
2016-2017
Ndihmë dhe mbështetje për migrantët që tranzituan nëpër Maqedoni
Kriza e fundit e refugjatëve na çoi nga Tabanovca në Gjevgjeli, kemi punuar drejtpërdrejt me fëmijët refugjatë, kemi mbledhur ndihma humanitare, por gjithashtu u përpoqëm të inkurajojmë empatinë dhe mirëkuptimin ndaj refugjatëve përmes doracakut "Ne jemi të gjithë fëmijë të kësaj bote" i cili shtjellon përmbajtjen e mënyrës në të cilën duhet folur me fëmijët për krizën e refugjatëve
Ndihma humanitare, veshmbathje dhe këpucë për 350 fëmijë nga pesë qendra refugjatësh pa përkujdesje prindërore të vendosura në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë, të parashikuar përmes fushatës "Maqedonia me dashuri për Alepon"
2020
Koronavirusi COVID - 19
Kjo krizë është veçanërisht e vështirë për ne sot sepse nuk mund të punojmë jashtë, drejtpërdrejt me fëmijët. Kjo krizë kërkon që ne të distancohemi nga bota e jashtme dhe të gjejmë zgjidhje kreative siç është ngrohtësia e interaksioneve njerëzore e kultivuar në distancë shoqërore. Si të ndihmoni dikë nga shtëpia, por edhe direkt, në terren kur është e nevojshme, si të zbuloni se kush ka nevojë për ndihmë. Dhe çdo ditë zbulojmë se mundemi, se jemi këtu për njëri-tjetrin, sepse puna e Megjashit vazhdon, pavarësisht rrethanave.
Për shkak të situatës emergjente, Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë MEGJASHI siguroi:
- pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor që punon me fëmijë;
- ndihma humanitare në ushqim dhe produkte higjene për grupet e margjinalizuara;
- përmbajtje arsimore të destinuara për më të rinjtë me maskotën e Megjashit "Bushavko";
- filluam platformë / grupë në FB me titull "SËBASHKU NË SHTËPI" me qëllim që të inkurajojë kohë kreative dhe cilësore të kaluar me fëmijët gjatë kohës së pandemisë. Rikujtojmë se izolimi për shkak të koronavirusit është një mundësi që të rriturit të shfrytëzojnë kohën me fëmijët në mënyrë interesante, të mbushur me përmbajtje krijuese dhe edukative, me qëllim që fëmijët të ndjejnë përkrahje, t’i kuptojnë më lehtë informacionet që i dëgjojnë, të informohen sipas moshës së tyre, por jo të mbingarkhen nga gjithçka që ndodh. Dëshirojmë të inkurajojmë ndarjen e lojërave, mësimeve, humorit, këngëve, vizatimeve, videove të shkurtra, fotove ... Për të treguar se si mund të jeni kreativ dhe argëtues, edhe pse jeni duke qëndruar në shtëpi.
Shpresojmë dhe dëshirojmë që në të ardhmen të mos ketë kriza, që njerëzit me plot përgjegjësi dhe dashuri të kujdesen për mjedisin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin, posaçërisht fëmijët, ndërsa frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ta ndërtojmë me të gjitha forcat tona edhe në të ardhmen.
Thanë për ne
Misioni i Ambasadës së Fëmijëve Megjashi
Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi përfaqëson dhe mbron të drejtat e fëmijëve, inkurajon prindërimin e përgjegjshëm dhe respektimin e personalitetit të fëmijës, forcon lëvizjen civile për të drejtat e fëmijëve, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe angazhohet për funksionimin e institucioneve në interesin më të mirë të fëmijës. Megjashi promovon edukimin për paqe, zhvillimin e qytetarisë aktive bazuar në parimin e jo-dhunës dhe kultivon dallimet si dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.
Vizioni i Megjashit
Botë më e drejtë për çdo fëmijë
Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI - Republika e Maqedonisë është organizatë ndërkombëtare qytetare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve e themeluar më 29 prill 1992 në Shkup, Republika e Maqedonisë
Повеќе информации на следниот линк, албанска верзија на страната
македонска верзија на страната