Shtëpi


Njoftim dhe thirrje për pjesëmarrje në  trajnim bazik  gjithpërfshirës 4-ditor për Arsim paqësor

 

Çfarë do të thotë për ju Paqja? Sa herë e pyesim veten, si kontribuoj unë si individ për paqen në mjedisin tim?

Sa herë keni dëshiruar dhe imagjinuar se si do të ishte kur  dhunës, konflikteve, keqkuptimeve do tu qasemi nga një kënd tjetër, nga pikëpamja e mundësisë së ndryshimit, rritjes dhe zhvillimit? A është një utopi?

Si ta zhvillojmë dhe përmirësojmë besimin dhe komunikimin e ndërsjelltë? Si ta kuptojmë se çfarë është dhuna? Si duhet të veprojmë në konflikte që të mos kthehen në dhunë? Si mund të mbështetemi së bashku në ndërtimin e një shoqërie demokratike ku paqja është vlera kryesore?

***

 Arsimi paqësor (AP) ose arsimi për paqe, sot, në kohën e krizës globale dhe pasigurisë, ngjall interes gjithnjë më të madh. Ajo promovon njohuri, shkathtësi dhe qëndrime që mund tu ndihmojnë njerëzve që ti transformojnë konfliktet në mënyrë paqësore, të ndërtojnë shoqëri më të drejta, dhe në mjediset ku ata jetojnë të krijojnë kushte për paqe pozitive. Vlerat kryesore të arsimit paqësor, të tilla si jo-dhuna dhe drejtësia sociale, janë themeli i ndryshimit të dëshiruar shoqëror për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për ndërtimin e besimit.

Në kuadër të Programit të Arsimit paqësor të implementuar nga Ambasada e fëmijëve Megjashi, e cila këtë vit e jeton vitin e 23të,  ne vazhdojmë të organizojmë trajnime për arsim paqësor për shkolla ​​të reja dhe mësuesit/et. Në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 13-7460/2 nga data 09.08.2022, në periudhën prej 5 deri më 8 korrik të vitit 2023, organizojmë  trajnim bazik për arsim paqësor për 20-22 mësues dhe mësuese si dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga 10 shkolla të reja të mesme. (nga dy përfaqësues/e nga një shkollë) nga e gjithë Maqedonia që duan t'i bashkohen "familjes" së shkollave paqësore.

Pse është ky trajnim bazik?

Ky është trajnimi i parë prezantues për arsimin paqësor që e ofron Programi për arsim paqësor, i paraparë kryesisht për stafin mësimdhënësve/eve dhe bashkëpunëtorëve/eve profesional në shkollat ​​e mesme. Ne e quajmë këtë trajnim themelor  ose bazik dhe zhvillohet gjatë katër ditëve, ndërsa trajnimiet e rradhës i quajmë trajnime të avancuara, në të cilat shkohet më thellë në temat, qasjen dhe teknikat e arsimit paqësor.

Karakteristika kryesore e trajnimeve është qasja ndaj punës, ato zhvillohen në një atmosferë të strukturuar, por shumë miqësore, mbështetëse, duke përdorur teknika që nxisin përfshirjen aktive dhe autentike të secilit pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse.

Punohet intensivisht në seancat e punëtorive pardite  dhe pasdite. Gjatë trajnimit bazik,   do të diskutohet, shkëmbehen mendime dhe njohuri dhe aftësi për temat e mëposhtme:

ü  Komunikimi – teknika komunikimi jo të dhunshme

ü  Puna dhe bashkëpunimi në grup

ü  Dhuna

ü  Analiza e konfliktEVE

ü  Hyrje në Arsim paqësor (AP)

Çfarë më pas?

Pas përfundimit të trajnimit bazik, i lëmë  “gjërat shtruar, të zënë vend”dhe më pas përsëri gjatë gushtit vazhdojmë me nivelin e avancuar të trajnimit për arsim paqësor. Vijojnë edhe katër ditë trajnimi!

Dhe çfarë më pas? Kur do të ktheheni në shkollë nga shtatori? Më të përgatitur me përvoja të reja, ide, mundësi bashkëpunimi dhe mënyra për të lëvizur gjërat në shkolla, qoftë edhe për një hap të vogël, do të mund të zbatoni në mënyrë më aktive aktivitetet që do t'i krijoni vetë. Do të jeni pjesë e lëvizjes së paqes në shkolla!

Per kë është i paraparë?

Mësues/e dhe bashkëpunëtor/e profesionistë që shumë herë kanë dëshiruar të kenë aftësi dhe mjete, por edhe aleatë në përballjen e një situate dhune, konflikti apo një situate që do t'ju sfidojë të dilni jashtë matricave të zakonshme të përballjes me situata të tilla.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të plotësojnë aplikacionin/formularin në linkun e mëposhtëm.

Afati i fundit për dërgimin e aplikacionit është 21.6.2023, drejtpërdrejt duke plotësuar aplikacionin online ose duke e dërguar aplikacionin e plotësuar në e-mail: peace@childrensembassy.org.mk.

Çfarë tjetër duhet të dini?

«  Të gjitha shpenzimet e trajnimit mbulohen nga Programi për Arsim paqësor  i zbatuar nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi.

«  Për realizimin e aktiviteteve në shkolla parashikohet një buxhet i caktuar, i cili është në dispozicion të shkollës.

«  Mundësia e përmirësimit të vazhdueshëm përmes trajnimeve dhe punëtorive për tema të rëndësishme në arsim paqësor.

«  Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh, si dhe aplikimet që mbërrijnë pas afatit. Të gjithë personat, aplikimet e të cilëve do të pranohen pritet të marrin pjesë aktive në të gjitha punëtoritë nga fillimi deri në fund të trajnimit. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve dhe pjesëmarrëseve është i kufizuar në 22, nëse aplikohen më shumë, ndoshta nuk do të mund t'u përgjigjemi pozitivisht të gjithë të interesuarve për këtë trajnim, por ata do të futen në listën për trajnimin e radhës që do të organizohet. në periudhën shtator-dhjetor të vitit 2023.

Për pyetje shtesë kontaktoni: peace@childrensembassy.org.mk  ose kontaktoni Fatmire Aidarin në tel. 076 421 233

Ne do t'ju informojmë më tej për programin e detajuar të trajnimit, vendin dhe informacionin rreth transportit.