Të gjithë fëmijët të përfshihen në arsim
03/05/2011 07:45:00 Madhesia e germave: Përforcimi i vetëdijes për nevojën e inkuadrimit të të gjithë fëmijëve në procesin e obligueshëm të arsimit në mbarë botën, ndërsa qëllimi i fushatës që filloi sot në kuadër të Javës globale të aksionit, që mbahet çdo vit prej vitit 2001 në nivel ndërkombëtar. Koordinues nacional për Maqedoninë është Ambasada e parë e fëmijëve në botë, Megjashi.
Temë e aksionit për vitin 2011 është "Arsimi i grave dhe vajzave" me slloganin "Ajo është e drejtë; Realizojeni atë të drejtë: Arsimim për gra dhe vajza tani!" dhe me nën slloganin "Po, ajo mundet". Me atë rast, në mbi 100 vende të botës do të bashkohen politikanë, aktivistë dhe qytetarë të cilët duhet t'i dëgjojnë rrëfimet inspiruese të grave dhe vajzave të cilat rrëfejnë për rolin e arsimit në jetën e tyre. Në Maqedoni, në rrjedhë është fushata njëjavore, e cila do të zgjasë deri më 9 maj, do të organizohen disa ngjarje të quajtura "Rrëfimi i madh", me ç'rast është paralajmëruar përkushtimi i një ore mësimore në temën "Ajo është e drejtë; Realizojeni atë të drejtë: Arsim për gra dhe vajza tani!". Mësimdhënësit dhe pedagogët duhet t'u sqarojnë fëmijëve në mënyrë adekuate dhe informative se 69 milionë fëmijë në botë nuk shkojnë në shkollë, nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë dhe se pjesa më e madhe e tyre janë vajza. Pjesë e aktiviteteve të parapara në fushatë janë edhe leximi i letrave paraprakisht të grumbulluara inspiruese nga disa gra, në të cilat rrëfejnë se si arsimi ka kontribuar për ndryshime pozitive në jetët e tyre dhe rrëfimi i jetës së disa grave para fëmijëve në Qendrën ditore për fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkollë, në hapësirat e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi.
|