Shtëpi

Të dhëna alarmante nga Ambasada e pare femijerore ne bote Megjashi

Fëmijët, viktimë e dhunës Fëmijët si kategori më e ndjeshme e shoqërisë shpeshherë bëhen viktimë e atij që kanë besim. Ata, janë të keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga ana e atyre të cilët duhet t’i mbrojnë, pra prindërit, mësuesit, miqtë

Elirijana ZILBEARI

Ambasada për fëmijë “Megjashi” në Shkup dje përmes një konference për media shtroi disa nga dëshmitë prekëse të dhunës kundër fëmijëve. Fëmijët si kategori më e ndjeshme e shoqërisë shpeshherë bëhen viktimë e atij që kanë besim. Ata, janë të keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga ana e atyre të cilët duhet t’i mbrojnë, pra prindërit, mësuesit, miqtë.
“Nëna e shoqes time e rrah atë në shtëpi, së pari në mënyrë verbale e sulmon”. Kjo është thënë nga ana e një vajze e cila ka qenë mjaftë e guximshme që në mënyrë të hollësishme të shpjegoj se nëpër çfarë ferri kalon shoqja e saj. Pas apelit të tillë, ajo është paraqitur të tregoj se bashkë me të ëmën e saj janë në shtëpinë e vajzës së sulmuar. Kjo dhunë është përsëritur, nuk ka ndodhur një herë që e ëma e saj me kërcënime dhe grushte ta rrah fëmijën e saj. Ndonjëherë dhunën fizike e ka bërë edhe duke përdoru çekan.
Dukshëm e shqetësuar, fëmija në thirrje telefonike e ka përshkruar gjendjen e përditshme në shtëpinë e saj. Kaos i vërtetë, përleshje dhe të bërtitura, në vend që lojë fëmijërore dhe familje e lumtur. Djaloshi dhe dy motrat e tij kanë qenë viktimë e përditshme e të ëmës së tyre. Kanë qenë të rrahur pa arsye të veçantë. Ndërsa, të goditura kanë marrë gjithkund. Djaloshi i rrahur ka shpjeguar se edhe kur është jashtë shtëpisë nuk ka rehati , pasi që në mendje gjithmonë ka parasysh motrat e tij më të vogla dhe fotografinë se çka po ndodhë në shtëpinë e tyre përderisa janë në shtëpi.
“Shikoj a nuk dua të shoh. Dëgjoj a nuk dua”. Me këto fjali ndihmë ka kërkuar gjyshja për mbesën e saj. Gjyshja çdo ditë ka qenë dëshmitare e shurdhër e keqtrajtimit të mbesës së saj. Tani kur jetës së saj i është afruar fundi, nuk ka dashur ta merr mllefin me vete. Ashtu që ka mbledhë guximin dhe është lajmëruar në SOS- telefonin me qëllim t’i vë fund asaj që gjatë kohë e ka fshehur në vete. Duke thënë se nipërit e saj meritojnë aq sa të tjerët.
Madje, të gjithë fëmijët pa përjashtime meritojnë fëmijëri pa brenga. Të goditura nuk lëndojnë aq sa shenja e cila si frikë do të ngelet me ta. Edhe fëmijët nuk guxojnë të jenë viktima. Këto dëshmi do të ngelen si shembull se si nuk duhet të sillemi me fëmijë.
BOX:
...dhe shqetësimet vazhdojnë