Shtëpi


Fushata e Foster Homes per promovimin e punesimit te te rinjve

Ambasada e pare e femijeve ne bote "Međaši” paraqiti ne 20 Janar 2012, projektin nje vjecar „From Foster to Prosper”, me qellimin per te simuluar punemarresit qe te rekrutojne te rinjte pa prinder qe jetojne ne jetimore dhe tek shtepite e Foster-it.

 Međaši paraqet fushaten "Foster to Prosper" Projekti pritet qe te siguroje nje pamje objektive dhe analitike te situates se tanishme te femijeve dhe te rinjve pa kujdes prinderor ne Maqedoni, edukimin dhe nivelin e punesimit pasi lene institucionet e kujdesit , po ashtu edhe problemet me te cilat perballen ne jeten e tyre te perditeshme. Eksperiencat e shkuara tregojne se te rinjte qe sapo lene jetimoret dhe familjet kujdestare lihen te jetojne me mjetet e tyre dhe marrin pak, nese marrin, keshilla dhe ndihme per tregun e punes per te qene te afte per te gjetur pune fitimprurese. Dragi Zmijanac, Drejtori i Ambasades se pare te femijeve ne bote “Međaši”, kerkoi nga institucionet, jetimoret kompetente qe t'i kushtojne vemendje me te madhe edukimit te femijeve e te rinjve, formimit profesional per t'u siguruar kualifikime te duhura per tregun e punes. Zmijanac shton se perveç te qenit te diskriminuar ne pune, keta te rinj perballen me destabilitet ekonomik dhe jane zbritur ne pozicionet me te ulta ekonomike në vend. "Keta te rinj kane nevoje per nje pune qe te fitojne paga dhe siguri per ta, standarte te mjaftueshme per jetese me vehte dhe pavaresi ekonomike", tha Zmijanac. Projekti do te zbatohet ne kater faza -, kerkimet, intervistat me djemte dhe vajzat nga institucionet qe ofrojne sherbime per femijet pa kujdes prinderor, fushata promovuese ne media per te nxitur interesin e punedhenesve. Perveç kesaj, do te mbahen nje numer workshp-esh dhe trajnimesh per pergatitjen e aplikimeve per pune. (Burimi: Ambasada e Pare e Femijeve ne Bote "Međaši").

 

http://oneworldsee.org/node/635