Shtëpi


ARSIMIM PAQËSOR

Ambasada e Parë e Fëmijëve - Megjashi në prill 2011, ka filluar të zbatojë aktivitete për arsimim paqësor së bashku me organizatën partnere Wustrow KURVE nga Gjermania, me të cilën ka një bashkëpunim të gjatë. Projekti ka për qëllim promovimin e Paqes dhe Padhunëshmërisë si vlera thelbësore në sistemin edukativo-arsimor, për të treguar nevojën për përfshirjen e arsimimit paqësor në programet mësimore.

Në një seri prej 5 trajnimesh për transformimin e padhunëshëm të konflikteve  dhe për arsimim paqësor, në një periudhë prej një viti e gjysëm, janë përfshirë 12 profesorë/esha (nga 4 për shkollë) dhe 6 të rinjë si edukatorë/e të paqes.  Të trajnuarit pas trajnimit të parë në gusht/shtator 2011, kishin për detyrë të fillojnë me organizimin e punës së klubeve të të rinjve në shkollat e tyre, duke krijuar përmbajtje të cilat do të sensibilizojnë të rinjtë, duke i aktivizuar ata në fushën e ndërtimit të paqes.

Ky është një projekt pilot që duhet të sigurojë pjesëmarrjen e profesorëve/eshave dhe nxënësve në krijimin e programeve mësimore të ardhshme në fushën e arsimimit paqësor. Prandaj, një nga detyrat e projektit është të fuqizojë dhe mbështesë pjesëmarrësit/et për qëndrim aktiv në mjedisin e tyre, pa dhunë; dhe për vetëdijësim për shumë lloje të padrejtësisive, diskriminimit dhe dhunës; duke i aftësuar ata me shkathtësi dhe njohuri që janë të rëndësishme për ndërtim aktiv të paqes, organizim qytetar dhe veprim të padhunshëm.

Në gjysmën e dytë të vitit 2011 në kuadër të programit për Arsimim Paqësor u zbatuan aktivitetet në vijim (më të rëndësishmet):
Korrik 2011. Planifikimi Strategjik. Nga 11 deri në 14 Korrik 2011, në kuadër të programit për arsimim paqësor u organizuan punëtori për planifikim strategjik. Në puntoritë morrën pjesë 12 përfaqësues/e nga organet udhëheqse dhe strukturat ekzekutive të Ambasadës për Fëmijë- Megjashi, si dhe 3 vullnetarë/e. Gjatë atijë procesi u ridefinuan prioritetet dhe qëllimet, u definuan programet dhe aktivitetet, kahjet dhe strategjitë për 3 vitet e ardhshme, dhe u hartua një plan për 3 vitet e ardhshme.
Gusht/Shtator 2011. Përgatitje dhe realizim i Trajnimit të parë për Arsimim Paqësor.  Trajnimi i parë në kuadër të Programit për Arsimim Paqësor u mbajt nga 31.08.2011 deri në 04.09.2011 në "Shtëpinë e Artit" në Kërçovë. Në trajnim  morrën pjesë 12 profesorë/esha nga shkollat e mesme "Nikolla Karev", QSHN "Zdravko Cvetkovski" dhe SHMMQSH "Dr. Pançe Karagjozov" si dhe 6 edukatorë/e të rinjë/reja të paqes të moshës 18-25 vjeç. Në trajnim u përpunuan temat në vijim: dhuna dhe padhunshmëria, të kuptuarit e konfliktit, komunikimi, puna ekipore, shkollat dhe arsimimi paqësor, planet e punës për klubet rinore... Sa i përket metodologjisë së punës, i’u përmbajtëm metodave interaktive dhe participatore nëpërmjet punës në grupe të vogla, punës individuale, duke luajtur role, duke bërë diskutime të planifikuara, input në temat e caktuara nga ana e trajnuesve, etj. Trajnues ishin: Ana Bitoljanu nga Qendra Miramida Grozhnjan Kroaci dhe Blerim Jashari nga Tetova.

Disa deklarata nga pjesëmarrësit/et e trajnimit:

"Koha në të cilën jetojmë është shumë stresuese dhe shpesh kam ndjesinë që të gjithë kujdesen vetëm për vetëveten dhe mungon bashkëpunimi  ndërnjerzor, mirëkuptimi  dhe respekti. Njerëzit janë të gatshëm për konflikt. Këtu kam mësuar se ka nga ata që kërkojnë dhe duan ndryshim." "Do kisha folur më shumë rreth problemeve në shkollë si: (alkoholi, problemet familjare, problemet në shoqëri, në klasë, kulturën e sjelljes, çështjet etike)." " Ju faleminderit për përvojën e mrekullueshme, për njohuritë e fituara, dhe për mundësinë  për të provuar të ndryshoj mjedisin dhe të ardhmen për më mirë." "Gjithëçka ishte e dobishme dhe e zbatueshme, më së shumti mbase aktivitetet të cilat mund të zbatohen edhe me nxënësit, City Game, Komunikimi, si dhe çdo teknikë tjetër e përdorur përshtatet shumë mirë në punën me nxënës, psh. Konflikt, grupe të margjinalizuara etj.” "Në bazë të  përvojës time deri më tani asgjë nuk duhet të ndryshojë,  ndoshta vetëm të shtoni më shumë shkolla, nuk e di, ndoshta ajo merr fonde më shumë,  por të do të ishte mirë nëse do të kishte një shkollë ku mësojnë vetëm shqiptarë për të parë se me çfarë problemesh ballafaqohen ato."

Për më tepër shikoni në:

http://www.youtube.com/watch?v=hNqEVkYzXTo&feature=channel_video_title –MTV Elena Jociq, edukatore e paqes.
Shtator/Dhjetor 2011. Themelimi i, dhe fillimi i aktiviteteve në Klubet Rinore.  U formuan klube në 3 shkolla të mesme (shkolla e mesme "Nikolla Karev",  QSHN "Zdravko Cvetkovski" dhe SHMMQSH  "Dr Pançe Karagozov"). Profesorët, edukatorët e paqes, dhe nxënësit filluan aktivitetet në fushën e arsimimit paqësor. U mbajtën punëtori, vizita, gara...Ata organizuan aktivitete të përbashkëta me nxënësit e tre shkollave, si psh.ndeshje futbolli  me ekipe të përziera në baza gjinore dhe baza etnike. Sporti dhe aktivitetet sportive janë një nga mundësitë për të kapërcyer paragjykimet dhe stereotipet tek të rinjtë, dhe për këtë arsye, ata janë segment i pandarë i programit për Arsimim Paqësor. Turneu u mbajt më 02. Nëntor 2011 në organizim të QSHN "Zdravko Cvetkovski".

 

Për më tepër rreth klubeve rinore shikoni në:

http://www.facebook.com/media/set/?set=a.242486295807464.63256.100001382871995&type=3

http://24fudbal.com.mk/vesti/544/odrzan-turnir-vo-sggu-zdravko-cvetskovski-vo-organizacija-na-prvata-detska-ambasada-megjasi

http://www.youtube.com/watch?v=lmb4TgjHYv8

 http://www.facebook.com/media/set/?set=a.242486295807464.63256.100001382871995&type=1


Nëntor 2011. Trajnimi i dytë për Arsimim Paqësor, u mbajt nga 16-19.11.2011 në Hotel "Alpina" Mavrovë.  Në trajnim morrën pjesë 20 persona, profesorë/esha nga shkollat e mesme "Nikolla Karev",  QSHN "Zdravko Cvetkovski" dhe SHMMQSH  "Dr Pançe Karagjozov"; edukatorë/e të paqes dhe  përfaqësues/e nga Megjashi. Trajnues ishin: Ana Bitoljanu nga Qendra Miramida Grozhnjan Kroaci dhe Blerim Jashari nga Tetova. Në këtë trajnim u thelluan temat  për komunikim të padhunshëm, për mënyrat e marrjes së vendimeve, për dallimet në mes dhunës dhe konfliktit, për analizë të konfliktit, për dallimet në mes të arsimimit paqësor dhe veprimit humanitar, për ndërtim dhe dekonstruktim të paqes.

Disa deklarata nga pjesëmarrësit/et e trajnimit: "Kryesisht janë përmbushur pritjet e mia, edhe pse jo krejtësisht. Mendova se do të ju kushtohej më shumë vëmendje stereotipeve, paragjykimeve, diskriminimit dhe çështjeve të pakicave, sepse unë mendoj se problemet e zakonshme të fillojnë nga këta konflikte." "Pritjet e mia janë përmbushur, në veçanti sepse  kam mësuar shumë gjëra dhe ndjeva besim të madh ndaj  trajnerëve dhe pjesëmarrësve.” "Disa nga gjërat tashmë i kisha të njohura, por kemi shumë gjëra dhe qasje të reja që me të vërtetë hapën perspektiva të reja në lidhje me atë se ç’është dhe si ndërtohet aesimimi paqësor.  Më pëlqzen shembujt praktik dhe ushtrimet që sollën dinamizëm në mësim." "Kam mësuar shumë gjëra të reja. U afrova me grupin (level up) dhedhe njoftova anëtarë të rinjë. Ndjej se ka besim dhe respekt në grup, dhe dëshirë për bashkëpunim. U mbusha me energji të cilën e kam të nevojshme për të përtrypur njohuritë e reja." "Do të përpiqem që në një mënyrë shumë të ngjashme me të  trajnerëve  tanë, të inkurajoj të rinjtë mendime të ngjashme që çojnë në sensibilizimin e tyre që në mënyrë adekuate të dallojnë dhunën, dhe të inkurajoj dëshirën e tyre për të vepruar në përputhshmëri për të tejkaluar situata të tilla." "Definitivisht do të zbatojë shumë nga ushtrimet dhe lojërat këtu. Unë e di se si t’ju qasem fëmijëve." "Unë do të përpiqem që  nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, lojërave dhe ushtrimeve (së bashku me anëtarët e tjerë)  të rris nivelin dhe të përhap vetëdijen për paqe dhe tolerancë më të madhe mes të gjithëve." "Unë pres me padurim seminarin e ardhshëm dhe shpresoj se do të arrijmë të kryejmë të gjitha aktiviteteve e planifikuara për klubet e të rinjve në shkollën tonë."


Nëntor 2011. Përgatitjet e Dance Teatrit, si një teknikë për përpunim kreativ  konfliktesh. Në periudhën prej 28.10.2011 deri në 30.10.2011, në pushimoren për fëmijë ''Shula Mina” u organizua një seminar në të cilin 20 nxënës nga shkolla e mesme  QSHN “ZdravkoCvetkovski” ishin të përfshirë në aktivitete intensive në fushën e zgjidhjes së konflikteve pa dhunë. Ata ndër të tjera : sugjeronin ide, diskutonin në temat “Ç’përfaqëson dance teatri?”,  “Ç’nënkupton toleranca si koncept dhe pse është e rëndësishme në një shoqëri?”, përpunonin koreografi përmes të cilës pasqyruan idenë dhe dëshirën për një shoqëri më tolerante.   Punëtoritë u zhvilluan në formën e lojrave dhe përmes debateve, nxënësit (në një përbërje të përzier etnike) përpunuan temat të cilat promovojnë tolerancë në shoqëri dhe që në të ardhmen do të promovojnë mesazhin e paqes që e përmban Dance Teatri si mjet. Trajnues ishte Jellmaz Dervish, koreograf dhe trajnues i Dance Teatrit.


Nga 02 deri në 04 Dhjetor 2011 organizuam një seminar në temën Forum Teatër, në Koçan,  hotel Gradçe, në të cilin morren pjesë 18 nxënës nga gjimnazi "Nikolla Karev", QSHN "Zdravko Cvetkovski" dhe SHMMQSH "Dr. Pançe Karagjozov". Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e shfaqes Forumteatrore, me qëllim parandalimin e dhunës mes moshatarësh. Për pjesëmarrësit kjo ishte përvoja e tyre e parë me Forum Teatrin si teknikë. Duke pasur parasysh se nxënësit  vinin nga shkolla të ndryshme dhe nuk e njihnin njëri-tjetrin, në fillim të seminarit punohej shumë rreth njoftimit të ndërsjellë, ndërtimit të dinamikës grupore dhe kohezionit. Për një kohë të shkurtër u ndërtua një nivel të lartë i besimit brenda grupit që është me shumë rëndësi në procesin e Forum Teatrit. Besimi që nxënësit kishin në grup rezultoi që ato të ndanin me njëri tjetrin ngjarje të vërteta që kanë të bëjnë me temën e seminarit. Trajnues në këtë seminar ishte Vladimir Karaev.

 


Prezantimet e Dance Teatrit dhe Forum Teatrit. Shfaqet të cilat ishin të përgatitura nga nxënësit që janë anëtarë të klubeve të Paqes në tri shkollat e mesme në Shkup: SHMMQSH "Dr. Pançe Karagjozov", QSHN "ZdravkoCvetkovski" dhe "Nikolla Karev" u mbajtën gjatë muajit  Dhjetor 2011, dhe u ndoqën nga nxënësit/et e shkollave, stafet pedagogjike dhe ekipet e shkollave, përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunave, mediave dhe organizave/institucioneve të tjera.

Gjatë provave, përgatitjeve dhe shfaqjeve kishte atmosferë pozitive, dhe pjesëmarrësit ishin shumë aktiv, kreativ dhe të përkushtuar. Një atmosferë e tillë mundësoi liri të madhe të krijimtarisë dhe të shprehjes. Mbështetja nga ana e profesorëve/eshave dhe edukatorëve/eve, si dhe administratave shkollore, ka qenë e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbatimin e të gjitha aktiviteteve.

Dance Teatri  është zbatuar në kuadër të projektit "Thuaji PO-në tënde- duke promovuar arsimimin paqësor në shkollë", të financuar nga Ambasada Franceze.

Për më tëpër shikoni në:

http://www.youtube.com/watch?v=Qv3LiFGEHqo&feature=plcp&context=C3609bf3UDOEgsToPDskJSDpAf6zkn75sC91SUgNIJ – “Никола Карев”

http://www.youtube.com/watch?v=cdbevDuOSZc&feature=plcp&context=C395d1e2UDOEgsToPDskInve3TAQrhTEyuMQRm48vF -“Никола Карев”

http://www.youtube.com/watch?v=7i5iplqJNaQ&feature=channel_video_title%20-  Alsat TV

http://www.youtube.com/watch?v=0Vz_g7BkkKg&feature=related - TV MTM

 http://www.facebook.com/media/set/?set=a.216741598381934.56119.100001382871995&type=1

http://www.youtube.com/watch?v=Ovhd-bTuJKE - МТВ, AKTIVITETE TË TJERA

 

- Takim me një grup gazetarësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile nga Irlanda Veriore

Më 3 tetor 2011 me ndërmjetësim të  Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar u organizua vizitë në Ambasadën e Fëmijëve Megjashi- Programi për Arsimim Paqësor, nga një grup i gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile nga Irlanda Veriore. Mysafirët nga Irlanda Veriore patën mundësinë për t'u njoftuar me programin për Arsimim Paqësor dhe aktivitetet në fushën e ndërtimit të paqes, të cilat Ambasada e Fëmijëve-Megjashi është duke zbatuar nga formimi deri më sot.

 

- Takim koordinues i organizatave të paqes

 Në 28 Nëntor 2011 në Ambasadën e Fëmijëve Megjashi u mbajt takimi i dytë koordinues i organizatave civile të cilat punojnë në fushën e paqes. Qëllimi i takimit ishte që organizatat të njiheshin më mirë me aktivitetet aktuale, të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me qasjet dhe metodat e punës që ato përdorin; kurse në takim u fol për dhunën mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollave, për shkaqet, për prapavijat, dhe për çfarë mund të ndërrmarrim ne në lidhje me këto çështje.

Në takim morrën pjesë përfaqësues/e të organizatave të mëposhtme: Akcioni Paqësor – Prilep, Antiko-Shkup, Forumi ZFD - Shkup dhe Strugë, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve - Shkup, Rubikon, Doverba - Kumanovë, Nëna - Kumanovë, CID – Kumanovë, Sumnal - Shkup, Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA- Tetovë, Këshilli për parandalimin e delikuencës së të miturve- Kavadarc, Forumi Arsimor Rinor - Shkup, Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë – Megjashi Shkup. Takimi i ardhshëm do të organizohet në shkurt/mars 2012. nga një organizatë tjetër. Takimi i parë u organizua nga Forumi ZFD.

Të gjitha shpenzimet lidhur me projektin janë siguruar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI, në saje të mbështetjes financiare nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim .
Dragi Zmijanac