Shtëpi » Çmime dhe mirënjohje


VENDI I PARË PËR AMBASADËN E PARË PËR FËMIJË NË RAPORT ME BESIMIN E QYTETARËVE NË ORGANIZATAT NË MAQEDONI

Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi është ranguar në vend të parë sa i përket mendimit pozitiv/negativ ashtu si edhe në hulumtimet paraprake (2007, 2008,2010), gjegjësisht për këtë organizatë mbizotëron mendimi pozitiv.

http://www.flickr.com/photos/childrens_embassy/9278535466/ 

http://tacso.org/documents/reports/?id=9554

Pesë organizatat qytetare të njohura si më të suksesshmet

2013 – Kryqi i Kuq, Most, Megjashi, El Hilal, SOS Fshati për Fëmijë

2010 – Kryqi i Kuq, Megjashi, El Hilal, Most,FShHM

http://www.flickr.com/photos/childrens_embassy/9278535466/in/photostream/

Njohuri për organizatat qytetare të cilat kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut

2013 – KHDNjM, AID, Most, Megjashi, FShHM

2010 – KHDNjM, Megjashi, Most, Zgjohu, FShHM

 Njohuri për organizatat qytetare të cilat kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë multikulturore

2013- SHGM, QZhI-CIRa,  CID, FShHM, Akva, Megjashi

2010- QMBN, Zgjohu, Forumi Rinor Islam, FShHM, SHGM

Besimi në organizatat qytetare sipas nënsektorëve të veprimit

Besimi në organizatat qytetare sipas nënsektorëve të veprimit është gati identike me vitet e kaluara. Gjegjësisht, rradhitja e sektorëve ka mbtur e pandryshuar, ndërsa për dallim, këtë vit ka ndryshim sa I përket përqindjes të rritjes së besimit.  Edhe më tej, organizatat të cilat veprojnë në fushën e fëmijëve, të rinjve, dhe studentëve, pastaj vine organizatat e/për personat me nevoja të posaçme, dhe organizatat me fokus në çështjet gjinore janl tre nënsektorët të cilat udhëheqin.  Rritja e besimit është e evidentuar tek të gjithë nënsektorët, diku për më shumë se 15 pikë përqindjeje siç është rasti me nënsektorin- fëmijë, të rinj, dhe student.  Gjithashtu, është pozitive që për të gjitha nënsektorët dominon të pasurit besim, në raport me mosbesim, në nënsektorin përkatës.  Kjo është ndryshe nga viti 2010 kur në lidhje me 5 nënsektoret e ranguara më poshtë dominonte mosbesimi, në raport me besimin.

Njohuri për organizatat qytetare

Qytetarët u pyetën të përmendin një ose më shumë organizata qytetare të suksesshme d.m.th. organizata të cilat sipas mednimit të tyre janë aktive dhe korrin sukses. Shumica e qytetarëve (53,8 %) dinë të përmendin organizatë qytetare të sukseshme, ngjajshëm me vitin 2010 (52,6 %). Gjithësej janë njohur 80  organizata qytetare konkrete nga të paktën një qytetar. 10 organizata e para të cilat qatetarët i përmendin si të suksesshsme janë:  Kryqi i Kuq, Most, Megjashi, El Hilal, SOS Fshati për Fëmijë, FShHM, SHGM, Akva, Aman dhe Organizata e Grave nga Sveti Nikole. Pesë nga këto organizata janë cilësuar si më të suksesshmet edhe në vitin 2008 dhe në vitin 2010 (Kryqi i Kuq, Most, Megjashi, El Hilal, FShHM). Rritje të informimit dhe njohurisë në raport me vitin 2008 dhe 2010 vërehet tek një pjesë e organizatave të ranguara në fillim si Megjashi dhe Kryqi i Kuq, të cilët i njohin shumica e qytetarëve. Mbi 70 % e qytetarëve kanë dëgjuar për 15 nga 31 organizatat e shqyrtuara. Përveç Kryqit të Kuq të cilin e njohin shumica e qytetarëve edhe Mostin, Megjashin, SOS Fshatin për Fëmijë, SHGM-ën, dhe KHDNjM-ën, i njohin një numër i madh qytetarësh. Organizatat e tjera i njohin më pak se gjysma e të anketuarëve.

http://mcms.org.mk/images/docs/2013/doverbata-vo-graganskoto-opstestvo-2013.pdf