Shtëpi » Arkivi » 2010


OSBE nuk komenton rastin e pedofilise

OSBE nuk e komentuar rastin me nepunesin e saj, i cili eshte akuzuar per mbajtje te pornografise per femije ne sistemin kompjuterik. “Nuk kam koment per kete ceshtje, kjo eshte detyre e zyrtareve te tjere dhe nuk kam kurrfare informatash perpos atyre te mediumeve”, ka deklaruar Knut Volebek, komisionari i larte per pakica kombetare prane OSBE.

Per kete rast ashper kane reaguar organizatat joqeveritare ne Maqedoni. “Keqtrajtimi seksual le gjurme me te thella ne psiken e nje femije dhe i ftojme te gjitha institucionet shteterore ne Maqedoni, ne nje mobilizim dhe zgjuarsi me te madhe”, ka deklaruar Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i Ambasades se pare per femije “Megjashi”. Zmijanac ka kerkuar qe te ndricohet rasti i te akuzuarit per pedofili nga OSBE. “Pasi lajmeruesi anonim me 31 maj te ketij viti ka pasur dyshime se i akuzuari, perpos posedimit te materialeve pornografike per femije ka keqtrajtuar femijet e moshes nen 14 vjet, eshte e mundur qe ai te ndiqet edhe sipas Ligjit penal 188 per sulm gjinor te femijes”, ka vazhduar ai. Organizata joqeveritare “Asociacioni maqedonas i te rinjve” ka shprehur “
lemeri nga skandali i fundit pedofil dhe do t’i kundershtohet secilit lloj te keqtrajtimit te femijeve duke kycur edhe pedofiline si lloji me i rende i shkeljes se te drejtave dhe lirive te njeriut”, ka deklaruar Bllagica Korubin. Me 16 maj te ketij viti, norvegjezi 38-vjecar eshte larguar nga Maqedonia nga misioni i OSBE-se, ndersa Ministria per Pune te Brendshme (MPB), perpos se ka ngritur kallezim penal kunder te akuzuarit, ajo ka kontaktuar edhe Interpolin, per nje ndricim te plote te rastit.