Shtëpi » Arkivi » 2010


NË GJENEVË MË 27 MAJ U MBAJT SESIONI I 54-TË I KOMITETIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËS


Gjatë sesionit u shqyrtua Raporti i dytë periodik i Republikës së Maqedonisë për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, si dhe raportet fillestare të Protokolleve Fakultative të Konventës.


Në të morrën pjesë edhe M-r Dragi Zmijanac, drejtor dhe themelues i “Ambasadës së parë të fëmijëve në botë – Megjashi” si dhe Keti Jandrijeska Jovanova, avokate dhe bashkëpunëtore e jashtme e “Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut”.


Ratifikimi dhe pranimi nga ana e Republikës së Maqedonisë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës në 1993, të Protokollit Fakultativ mbi trafikimin e fëmijëve, prostitucionin e fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve në 2003 dhe Protokollit Fakultativ mbi përfshirjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura në të vitit 2004, dispozitat e këtyre dokumenteve të juridike-obliguese janë të inkorporuara në legjislacionin e vendit. Në përputhje me parimet e tyre është bërë ndryshimi dhe përshtatja e dispozitave ligjore të Republikës së Maqedonisë, dispozita këto që i rregullojnë të drejtat e fëmijëve.