Shtëpi » Arkivi » 2010

Megjashi kerkon sistem funksional per mbrojtjen e femijeve ne MaqedoniAmbasada e pare e femijeve ne bote Megjashi kerkoi nga organet kompetente sanksione me te rrepta te mundshme per njeriun nga Velesi i dyshuar per perdhunimin e tre vajzave te tij dhe te mos lejojne qe femijet te kthehen ne familje, duke pasur parasysh rrezikun per ndryshimin e deklaratave te tyre nen presionin e te afermve dhe mos kuptimin e duhur te situates ne te cilen gjenden.

Megjashi kerkoi nga autoritetet qe te mos e perjashtojne mundesine per te ndjekur penalisht edhe nenen si bashkepunetor ne krim dhe kerkuan, ne qofte se hetimi verteton se ajo e ka ditur dhe e ka miratuar abuzimin seksual te te tre vajzave, qe ti merret e drejta prinderore dhe te ndiqet penalisht ne qofte se nuk e ka denoncuar rastin.

Megjashi kerkoi gjithashtu zhvillimin e formave te familjeve te vecanta qe do te pranojne femijet viktima te vendosur ne qendra te posacme strehimi, dhe te cilet do te sigurojne kushtet e duhura themelore per rehabilitimin, sherim, risocializim dhe ri-integrim.

Ambasada e Femijeve kerkuan nga gazetaret dhe mediet qe ti kushtojne vemendje te vecante mbrojtjes se intimitetit te femijeve viktima, qe eshte i rendesishem per respektimin e integritetit dhe identitetit te femijeve viktima. Ai kerkoi gjithashtu procesim me profesional dhe me te pershtatshem nga ana e institucioneve per rastet e ketilla.

Sipas Megjashit, rasti i fundit nga java e kaluar kur policia ne Veles arrestoi nje burre 41-vjecar me dyshimin se ka perdhunuar tre vajzat e tij, te moshes shtate, pese dhe tre vjet, tregon se Maqedonia nuk ka sistem funksional per mbrojtje te femijeve.

http://oneworldsee.org/sq/node/20913