Shtëpi » Arkivi » 2010


Maqedoni, prindi pedofil ne paraburgim

Sektori i Puneve te Brendshme ne Veles ka ngritur padi penale ndaj 41 vjecarit nga Velesi, i cili mbreme ishte vene ne pranga, nen akuzen se ka bere incest me tre vajzat e tij te moshave 3, 5 dhe 7 vjecare. 41 vjecari tani gjendet ne paraburgim. Marrja ne pyetje, sipas policise, ka zgjatur gjate gjithe nates.

Ai akuzohet se nje kohe te gjate ka dhunuar 3 vajzat e tij te mitura. Nga Sektori i Puneve te Brendshme ne Veles thane se 41 vjecari ka mohuar te kete bere aktin rreqethes. Por, megjithate nga Policia e Velesit thone se pas kontrollit mjekesor ne spitalin e qytetit eshte konstatuar se 3 vajzat e mitura jane dhunuar prej vitesh dhe se tani me kane edhe probleme psikike dhe trauma te thella.

“Sektori per pune te brendshme Veles ka ngritur padi penale deri tek prokuror publik kunder nje personi te moshes 41 vjece nga Velesi nen dyshimin se ka kryer incest mbi 3 vajzat e tij te moshes 3, 5 dhe 7 vjece dhe nje padi tjeter penale per keqtrajtim fizik te bashkeshortes se tij 38 vjecare. Ne Spitalin e Velesit eshte kryer kontroll gjinekologjik, ku dhe u vertetuan dyshimet tek 3 vajzat e mitura”, deklaroi Anita Stojkovska, zedhenese e SPB Veles.

Nga ambasada e pare e femijeve ne bote “Megjashi” thone se pervec babait monster duhet te denohet edhe nena e tre femijeve pasi ajo ne nje fare menyre eshte bashkevepruese e keqperdorimit seksual dhe se nuk eshte e mundshme qe as ajo e as qendra per pune sociale ne Veles te mos e kane verejtur keqperdorimin seksual te femijeve edhe ate plot 7 vjet.

“Nenes duhet ti merret e drejta prinderore dhe te jete e sanksionuar ndersa femijet te jene derguar ne nje familje kujdestare. Ky prind e ka perseritur vepren, eshte monstrum dhe duhet te sanksionohet me denim me te larte. Pedofilet nuk mund te kontrollohen dhe zakonisht e perserisin vepren dhe pikerisht per kete ne angazhohemi qe denimi te jete burg i perjetshem”, deklaroi Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i “Megjashit”.