Shtëpi » Arkivi » 2010


Java globale për inkuadrimin e fëmijëve në arsim Në më shumë se 100 shtete nëpër gjithë botën, yje të njohura botërore të futbollit do të shoqërohen me fëmijët me qëllim që të gjithë të kenë mundësi të shkojnë në shkollë dhe të arsimohen.


Në organizim të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë "Megjashi", në nivel kombëtar, prej sot fillon Fushata globale për inkuadrimin e fëmijëve në arsim, i cili do të zgjasë deri më 25 prill.

Në më shumë se 100 shtete nëpër gjithë botën, yje të njohura botërore të futbollit do të shoqërohen me fëmijët me qëllim që të gjithë të kenë mundësi të shkojnë në shkollë dhe të arsimohen.

Siç njoftoi "Megjashi", në shtetin tonë ka fëmijë të cilët në mënyra të ndryshme janë privuar nga e drejta e tyre themelore, e drejta e arsimit.

"Me rëndësi tëmadhe është që shteti t'ua sigurojë këtë të drejtë të gjithë fëmijëve", qëndron në kumtesë.

Gjatë fushatës njëjavore do të organizohen disa ngjarje - dedikim i një ore shkollore me temë "Një qëllim: mësim për të gjithë", që do të mbahet më 20 prill në shkollat nëpër shtet, debat publik - forum lidhur me inkluzionin arsimor të fëmijëve të cilët nuk shkojnë në shkollë dhe vizitë në Ministrinë e Financave, e cila si institucion kompetent i përpunon buxhetet shtetërore prej të cilave financohet arsimi publik.

Është planifikuar të realizohet vizitë e ministrit të Financave me disa fëmijë nga Qendra ditore, fëmijë anëtarë të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë "Megjashi", moderatorët e forumit dhe përfaqësues të Ambasadës së fëmijëve.

Fushata është ndërkombëtare dhe në nivel botëror është e koordinuar nga ana e Global March Against Child Labour.