Shtëpi » Arkivi » 2010


Fushatë: Nuk duhet të heshtim për dhunën
  

Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi , ka filluar fushatën nën moton “Nuk duhet të heshtim për dhunën“. Qëllimi i kësaj fushate është të informojë publikun mbi problemin e dhunës në të cilën janë të ekspozuar fëmijët në Maqedoni."Ne duhet të flasim rreth dhunës dhe abuzimit të fëmijëve. Pasojat janë shumë serioze. Frikë, pasiguria, vetëbesimi i ulët, mosbesimi për mbrojtje institucionale dhe mos informimi për shërbimet që duhet të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje, janë arsyet më të shpeshta që fëmijët heshtin, vuajnë dhe rrallë raportojnë dhunën ", thotë Megjashi.
Ideja për këtë fushatë erdh si rezultat i analizave të të dhënave të marra nga puna e SOS Linjës Telefonike gjatë disa viteve të fundit. Rezultatet tregojnë se ka rritje të raportimit për shkelje dhe dhunë. Raportojnë zakonisht të rriturit të cilët janë dëshmitarë të dhunës dhe abuzimit të fëmijëve.
Fushata ka për qëllim të inkurajojë fëmijët të raportojnë dhunën, abuzimet dhe problemet tjera në SOS Linjë Telefonike për fëmijë dhe të rinj (0800 1 2222).
Thirrjeve iu janë përgjigjur vullnetarë me profesione të ndryshme (psikologë, punëtorë social, pedagogë, juristë, këshilltarë familjare) të cilët investojnë me përvojën dhe njohuritë e tyre për të krijuar një botë më të mirë për fëmijët. Paralelisht me shërbimin SOS, funksionon edhe shërbim ligjor falas, i cili varësisht prej llojit të problemit, iu drejtohet me letër institucioneve shtetërore.
Megjashi këtë fushatë e realizon në bashkëpunim me Akzent Media, si media partner, i cili do të sigurojë hapësirë nëpër billbordet në të gjithë Maqedoninë.
Një total prej 20 bilbordeve (tetë në dy gjuhë, në gjuhën maqedone dhe shqipe) janë vendosur në të gjithë vendin, 10 në Shkup dhe të tjerët në Prilep, Manastir, Strugë, Gostivar, Dibër, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Shtip dhe Veles.