Shtëpi » Arkivi » 2010


Femijet frigohen te paraqesin dhunen ne telefonat SOS Madhesia e shkronjave: 


 Femijet rralle paraqesin keqperdorim dhe dhune ne SOS telefonat, edhepse kete vit ne krahasim me vitin ekaluar, paraqitjet jane shtuar per nente per qind, tregojne rezultatet nga analiza e bere nga ana e Ambasades se pare te femijeve ne bote "Megjashi".
"Kete vit jane parashtruar 377 paraqitje per keqperdorim apo dhune fizike, psiqike dhe seksuale te femijeve.

Edhepse cdo vit rritet numri i paraqitjeve, megjithate mund te vleresohet se femijet heshtin dhe durojne dhunen. Ata rralle e paraqesin dhunen sepse frikesohen, ndersa ata te cilet paraqiten jane persona te rritur, te afert te familjes, deshmitare te agresionit, ndaj te cilit jane te ekspozuar femijet. Vetem 24 femije viktima te dhunes kane pasur guxim dhe vete e kane paraqitur dhunen", theksoi ne konferencen e sotme per shtyp Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i "Megjashi"-it, duke i prezantuar rezultatet e analizes.
Ai shton se ato tregojne se femijet jane te pambrojtur dhe vazhdimisht te ekspozuar ndaj dhunes dhe keqperdorimit, kryesisht nga ana e personave madhore, ndersa numri me i madh i paraqitjeve ka te beje me probleme ne familje 24,14 per qind ku jane te prishura raportet dhe relacionet familjare.
"Sipas analizes, gjithnje e me prezente eshte edhe paraqitja e keqperdorimit seksual ndaj femijeve, ndersa brengosese eshte ajo qe gjysma e rasteve te paraqitura 50 per qind ishin raste te incesteve", tha Zmijanac.
SOS telefoni per femije dhe te rinj 0800 1 2222 prane Ambasades se pare te femijeve ne bote Megjashi eshte i hapur tashme 16 vite. Ne kete periudhe jane regjistruar 17.784 paraqitje te llojeve te ndryshme te problemeve me te cilat cdo dite perballen femijet. Me shpesh paraqitje parashtrohen me ane te telefonit, por ka raste kur qytetaret vijne edhe personalisht ne hapesirat e Ambasades se pare te femijeve megjashi.
Sherbimi juridik pa pagese i cili vazhdimisht punon paralelisht me SOS sherbimin, kete vit ka vepruar me mbi 140 paraqitje me shkrim deri te institucionet e ndryshme shteterore, varesisht nga lloji i problemit. Sherbimi juridik me shpesh ka bashkepunuar me Avokatin e Popullit, Qendrat per pune sociale, Stacionet policore, Ministrite, Prokurorine publike dhe me institucione te tjera shteterore e sociale.